Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Bahtiri në urimin e tij ka kërkuar që të gjithë së bashku të punojnë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Mitrovicës.
Urimi i Bahtirit:
Të dashur bashkëqytetarë!
Më lejoni që në emrin tim dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës, besimtarëve krishterë, t’i uroj festën e Pashkëve Katolike duke dëshiruar që kjo festë të jëtë symbol i bashkimit, solidaritetit, humanizmit, tolerancës dhe paqës.
Të vazhdojmë të punojmë e të përpiqemi të gjithë së bashku, për një të ardhme gjithnjë e më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës.
Urime e gëzuar, Pashkët Katolike!