Mbahet mbledhja e Bordit të drejtorëve të Komunës së Mitrovicës

Mitrovica

Mbahet mbledhja e Bordit të drejtorëve të Komunës së Mitrovicës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 12:41
Mitrovicë

Sot u mbajt mbledhja e rregullt javore e bordit të drejtorëve  me ç’rast u diskutuan  disa pika me rëndësi për qytetarët mitrovicas.

Kanë qenë një sërë çështjesh me rëndësi që janë shqyrtuar në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve , që në mungesë të kryetarit të komunës Agim Bahtit për shkak të udhëtimit zyrtare jashtë vendit, e kryesoj nën kryetari i komunës Faruk Mujka.

Fillimisht nënkryetari Mujka, kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të paraqesin problemet me të cilat eventualisht ballafaqohen në punën e tyre të përditshme, me qëllim që bashkërisht të kërkohen zgjidhje për tejkalimin e tyre.

Në vazhdim në takim u bë fjalë për lëndët përmbarimore dhe kthimin e përgjigjeve në shkresat që i dërgon Drejtoria e Financave, me qëllim që të saktësohen kërkesat e përmbaruesve dhe obligimet  e realizuara të drejtorive, në mënyrë që mos të ndryshojnë eventualisht pagesat.

Bordit i drejtorëve edhe për Rregulloren për Taksa Komunale, Gjoba dhe tarifa. U tha se kjo rregullore që është aprovuar në vitin 2012 nga Kuvendi i Komunës, nuk ka pësuar ndryshime. Anëtarët e bordit u dakorduan që të gjitha drejtoritë t,i harmonizojnë qëndrimet e tyre  dhe të bëhen ndryshimet dhe plotësimet eventuale, në bazë të gjendjes faktike.

Po ashtu edhe në këtë takim të bordit u diskutuan për lejet për shfrytëzimin e hapësirave publike përreth liqenit artificial në Suhadoll.

U tha që deri tash që në atë hapësirë që të mos lëshohen leje për shfrytëzim të saj, para se të bëhen edhe zgjidhjet tjera përkatëse lidhur me mirëmbajtjen e hapësirave dhe për disa çështje të tjera.

Një objekt banesor i ndërtuar pa leje afër shkollës “Bedri Gjinaj” , ishte objekt diskutimi edhe në këtë takim .U konstatua se edhe përkundër intervenimit të vazhdueshëm të inspekcionit komunal që të mos vazhdohet me punë, pronari i objektit nuk i ka përfill këtë dhe ka vazhduar ndërtimin. Prandaj u tha  se objekti duhet të rrënohet.

Në rendë të ditës së takimit të mbledhjes së Bordit, u vendos edhe çështja e shfrytëzimit të hapësirave të pjesës së pa përfunduar të ndërtesës së Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” buzë Ibrit, u tha se ajo pjesë shfrytëzohet nga një numër i madhe i OJQ-ve, por që nuk mirëmbahet si duhet dhe që disa prej tyre nuk janë aktive, andaj u propozua që të rishikohet destinomi i këtyre hapësirave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat