Dënim me kusht për arkëtarin e Ujësjellësit që përvetësoi afro 7.000 euro

Mitrovica

Dënim me kusht për arkëtarin e Ujësjellësit që përvetësoi afro 7.000 euro

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:11
Gjykata Themelore në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shpallur sot aktgjykimin në rastin e të akuzuarit lidhur me veprën penale përvetësimi në detyrë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë akuzon Mirsad Veselin se në periudhën kohore maj – tetor 2016 deri me 20 shkurt 2017 si person zyrtar – arkëtar në Kompaninë Ujësjellësi Rajonal “Sh.A. Mitrovica”, në Mitrovicë, me qëllim të përvetësimit të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës dhe pozitës së tij.

Tutje në aktakuzë thuhet se paratë e pazarit ditor që kishte arkëtuar nga konsumatorët që kanë paguar për shfrytëzimin e ujit e ka përvetësuar për vete, dhe atë prej muajit tetor 2016 shumën në vlerë prej 1.063.90 euro, për muajin nëntor 2016 shumën në vlerë prej 1.700.40 euro, në muajin dhjetor 2016 shumën 2.104.40 euro, në muajin janar 2017 shumën 951.50 euro dhe deri më 20 shkurt 2017 shumën prej 1.147.00 euro.

Kurse bazuar në aktakuzë në total kishte përvetësuar shumën prej 6.967.20 euro.

Më këtë kishte kryer veprën penale – përvetësim në detyrë.

Paraprakisht gjatë mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pas leximit të akuzës nga ana e prokurorit Ismet Ujkani, i pandehuri kishte pranuar fajësinë.

Pranimi i fajësisë u pranua nga ana e gjyqtarit Beqir Halili dhe u mbështet edhe nga ana e prokurorit Ismet Ujkani.

Kurse mbrojtësja e të pandehurit, avokatja Shqipe Mehmeti kërkoi nga Gjykata që në llogaritjen e dënimit për të mbrojturin e saj të merren parasysh një mori rrethanash lehtësuese, duke përfshirë pranimin e fajësisë dhe faktin së i pandehuri e kishte kthyer gjithë shumën e përvetësuar gjatë detyrës zyrtare.

Ndërsa me rastin e shqiptimit të dënimit Mirsad Veseli u dënua me dy vjet burgim me kusht.

Ky dënim për të akuzuarin Veseli nuk do të ekzekutohet nëse gjatë periudhës prej tre vjetësh ai nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Mirsad Veseli, gjithashtu i është shqiptuar dënimi me gjobë në vlerë prej 500 eurosh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat