Inspekcioni i Mitrovicës i vendosur për të mos lejuar prodhimin në dy fabrika - Bota Sot
Inspekcioni i Mitrovicës i vendosur për të mos lejuar prodhimin në dy fabrika

Mitrovica

E mërkurë, 17 tetor 2018

Inspekcioni i Mitrovicës i vendosur për të mos lejuar prodhimin në dy fabrika

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:37
Komuna e Mitrovicës

Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës ka njoftuar se është duke i vëzhguar më vëmendje dy fabrikat që ditë më parë i ka mbyllur për shkak të aktiviteteve të tyre prodhuese pa leje përkatëse dhe të ndotjes së ambientit.

Komuna thotë se më 15 maj, inspekcioni komunal ka mbyllur fabrikën për përpunimin e gomave deri në përfitimin e vajrave industriale Rycikling, sh.p.k dhe fabrikën për riciklimin e vajit të përdorur të përdorur më parë, deri në përfitimin e vajit industrial Bass Partners, sh.a., për shkak të ndotjes së ambientit dhe të veprimtarisë pa lejepërkatëse.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Hysni Ahmeti, tha se inspekcioni vazhdimisht është në vëzhgim të këtyre fabrikave, për të pamundësuar vazhdimin e prodhimit në mënyrë ilegale.

Sipas tij, Bass Partners nuk është duke e respektuar vendimin e organit komunal për ndërprerjen e aktivitetit prodhues deri në momentin kur të pajiset me leje përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test