Bahtiri sërish kërkon zbatimin me përpikëri të ligjit - Bota Sot
Bahtiri sërish kërkon zbatimin me përpikëri të ligjit

Mitrovica

E enjte, 18 tetor 2018

Bahtiri sërish kërkon zbatimin me përpikëri të ligjit

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:37
Agim Bahtiri

Drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës, e rregullt e Bordit të drejtorëve, në të cilën janë shqyrtuar një varg çështjesh me rëndësi që i kanë shtruar drejtorët e drejtorive komunale.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, edhe në këtë takim fillimisht ka kërkuar nga drejtorët që të angazhohen maksimalisht për realizimin e planeve të punës, në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore dhe efikase për qytetarë.

“Rend dhe rregull duhet të ketë në administratën komunale. Zbatimi i ligjit është parakusht esencial për efikasitet në punë dhe në ofrimin e shërbimeve për qytetarë. Jam i vendosur dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që në Komunën e Mitrovicës të ket anarki dhe mos zbatim të ligjit. Kjo vlen edhe për lëshimin e lejeve për ndërtim, që do të thotë se nuk ka më ndërtim pa leje pa i plotësuar kriteret e ndërtimit”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Edhe në këtë takim u fol për Fabrikën e përpunimit të gomave, së cilës i është ndërpre prodhimi nga ana e inspektorëve komunal, për shkak të mungesës së lejeve adekuate për punë. U tha se ende nuk dihet me saktësi se kush është pronar i saj dhe se përfaqësuesit e saj nuk kanë ardhur për bisedë në takimin e caktuar më parë, andaj inspektorët ua kanë ndaluar hyrjen në objektin e fabrikës, me qëllim që të ruhet ambienti dhe shëndeti i qytetarëve.

Në takim u konstatua se buxheti i Komunës për vitin 2019 do të shënoj një rritje të dukshme, pasi që parashihet të jetë rreth 20 milionë euro.

Anëtarët e Bordit folën edhe për ndryshim-plotësimin e Rregullores Komunale për respektimin e orarit të punës, për përgatitjet për shënimin e 6 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës, për formimin e një taskë force për mbrojtjen e ambientit dhe shumë çështje të tjera me rëndësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test