Bahtiri uron vajzat e KF “Mitrovica” për Kupën

Mitrovica

Bahtiri uron vajzat e KF “Mitrovica” për Kupën

Më: 28 maj 2018 Në ora: 13:11
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar  vajzat e Klubit të Futbollit  për femra  “ Mitrovica”, për fitoren  e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.

“Me fitoren tuaj të Kupës së Kosovës në futboll për femra, ju keni bërë që Mitrovicës t’i shtohet akoma nami për suksese në të gjitha sportet, prandaj me juve sot mburret i tërë qyteti. Duke qenë krenarë për suksesin tuaj të arritur, në emrin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve dhe në emër të qytetarëve të Komunës, ju uroj nga zemra për Kupën e fituar dhe ju premtoj se Komuna do të ju mbështet në të ardhmen për të vazhduar arritjen e sukseseve tjera”, ka thënë i pari i Mitrovicës.

Për vashat futbolliste të Mitrovicës ky është trofeu i parë  në historinë e klubit në këtë garë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat