Mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga “Shala e Bajgorës”

Mitrovica

Mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga “Shala e Bajgorës”

Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:36
Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës përmes një njoftimi bën të ditur se nesër do të mbyllet për qarkullim rruga “Shala e Bajgorës”, nga hekurudha afër urës kryesore mbi lumin Sitnicë e deri te varrezat ortodokse, përkatësisht deri në kyçje në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Mbyllja e rrugës bëhet për shkak të asfaltimit dhe do të zgjasë deri në shtruarjen e gjithë këtij segmenti rrugor.

Drejtuesit e automjeteve për të hyrë në Mitrovicë, mund ta shfrytëzojnë rrugën që kalon nëpër Tunelin e Biarit e që nga magjistralja ndahet në Shupkofc, ndërsa ata që kanë punë në Universitetin “Isa Boletinit”, mund të shfrytëzojnë rrugën që në Shupkofc ndahet nga magjistralja dhe kalon nëpër hyrjen e dytë të kompleksit industrial të Trepçës dhe çon në ndërtesën e Universitetit.

Kompania që i kryen punët “Haxha-Com” do të vendosë sinjalizimin përkatës, për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve që të pengojnë asfaltimin e rrugës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat