Projekte milionëshe po realizohen në Mitrovicë - Bota Sot
Projekte milionëshe po realizohen në Mitrovicë

Mitrovica

E diel, 21 tetor 2018

Projekte milionëshe po realizohen në Mitrovicë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 12:27
Mitrovicë

Në shumë pjesë të qytetit të Mitrovicës me rrethinë janë duke u realizuar 25 projekte kapitale, vlera e të cilave arrin shumën disa milionë euro, që janë siguruar nga buxheti komunal dhe ai qeveritar.

 Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë, ka inspektuar nga afër punët në realizimin e pothuajse të gjitha këtyre projekteve.

Ai bëri vërejtje serioze në punët e disa projekteve dhe kërkoi nga punëkryesit që ato të përmirësohen, si dhe t’u përmbahen saktësisht afateve të parapara me kontratë.

 “Nuk do të lejoj në asnjë mënyrë shmangie nga projekti. Kushdo që tenton ta bëj këtë, do ta dëmtoj vetveten, sepse nuk ka zyrtarë në Komunë që do të guxoj të nënshkruaj diçka që nuk përputhet në tërësi me kushtet e kontratës”, ka thënë Bahtiri

 Ndryshe, punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve janë duke u zhvilluar në pjesë të ndryshme të Mitrovicës, pastaj në fshatrat Zasellë, Rahovë, Frashër, Suhadoll, Vidimriq, Bajgorë (nëpër lagje) si dhe në rrugën Melenicë-Maxherë-Dedi-Batahir-Bistricë, Stantërg, ndërsa në realizim e sipër nëpër shumë lagje të qytetit janë edhe ndërtimi i kanalizimit fekale, ndërtimi i kanalizimit atmosferik, debllokomi i kanalizimeve, ndërrimi i gypave të ujësjellësit prej betoni me gypa PVC etj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test