Bahtiri: Dëshmorët nuk vdesin, ata kanë vetëm ditëlindje! - Bota Sot
Bahtiri: Dëshmorët nuk vdesin, ata kanë vetëm ditëlindje!

Mitrovica

E enjte, 18 tetor 2018

Bahtiri: Dëshmorët nuk vdesin, ata kanë vetëm ditëlindje!

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 18:25
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka nderuar të dëshmorët e rënë të Mitrovicës, duke bërë  homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “dëshmorët nuk vdesin, ata kanë vetëm ditëlindje”.

Postimi i plotë:

Për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, sot është një ditë e veçantë. Është ditë e veçantë për arsye se po i përkujtojmë dhe nderojmë DËSHMORËT, bijtë tanë më të devotshëm, ata të cilët për lirinë që ne sot po e gëzojmë, për shtetin e Kosovës që ne sot po e ndërtojmë, për demokracinë që sot po e zhvillojmë dhe për një të ardhme më të mirë për ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, dhanë më të shtrenjtën që kishin, dhanë jetën e tyre. E përtej kësaj, njeriu nuk ka më diç për të dhënë.

Së bashku familjarë të dëshmorëve, përfaqësues organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, kemi bërë homazhe sot në varrezat e dëshmorëve në Shipol, ku vendosëm buqeta me lule, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës.

Dëshmorët nuk vdesin, ata kanë vetëm ditëlindje!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test