Sfidat e 93 vjeçarit nga Vushtrria, i cili u martua tri herë dhe ka 23 fëmijë

Mitrovica

Sfidat e 93 vjeçarit nga Vushtrria, i cili u martua tri herë dhe ka 23 fëmijë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 19:29
Hajzer Bojku

Hajzer Bojku, nga fshati Druvarë i Vushtrrisë, është 93 vjeçar dhe është ndër më të moshuarit në rrethinën e Vushtrrisë.

Ai përgjatë këtyre viteve është martuar tre herë dhe është baba i 23 fëmijëve.

Bojku në një rrëfim për emisionin “Pasdite”, tregon mbi jetën dhe sfidat në të cilat ka kaluar ai.

“Jam martuar në moshën 18 vjeçare dhe i kam pasur tre fëmijë me gruan e parë, pasi më vdiq gruaja e parë u martova me të dytën dhe i bëra gjashtë djem, por edhe atë e vrau reja, e gjeti vdekja. Baballaku im hulumtonte, dhe më gjeta gruan e tretë. Kjo i kishte 19 vjeç ndërsa unë 45, por u martuam me pajtim”, rrëfen 93 vjeçari nga Vushtrria.

Ai thotë se këta fëmijë i bëri për të mirën e Kosovës.

“Më ka pyet serbi sa i ke, i kam thënë se i kam 23, më ka thënë çka ke dashtë më gjithë këta fëmijë, i kam thënë me përparua Kosova”, rrëfen i moshuari bisedën me një serb.

Edhe pse në moshë të shtyrë ai sot merret me pajtimin e gjaqeve. “Nga dukagjini deri në kufi me Serbi, kam marrë pjesë në pajtime. Edhe sot kur i kam bërë 93 vjet, kam pas rast kur ka nderua jetë djali i vëllait dhe nuk kam mundur me shkua, më kanë thirr në telefon për të më pyetur qysh me zgjidhë atë problem”, thotë me tej 93 vjeçari nga Vushtrria.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat