Komuna e Mitrovicës ndihmoi me pako ushqimore edhe 30 familje shqiptare - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës ndihmoi me pako ushqimore edhe 30 familje shqiptare

Mitrovica

E martë, 13 nëntor 2018

Komuna e Mitrovicës ndihmoi me pako ushqimore edhe 30 familje shqiptare

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 19:48
Banorët e Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës falënderuan drejtoreshën Kërveshi për interesimin dhe ndihmat e shpërndara.

Drejtoresha e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Integrimeve Evropiane, Nazan Kërveshi, ka vazhduar vizitat në vendbanimet me popullatë shqiptare në veri, që nuk janë nën administrimin e Komunës së Mitrovicës.

Të premten ajo ka qëndruar në fshatrat Bistricë, Koshtovë e Vllahisë dhe Cerajë të Komunës së Leposaviqit që administrohet nga serbët. Gjatë vizitës së bërë, ajo ka biseduar me banorët e këtyre fshatrave për kushtet e jetesës së tyre atje dhe mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës.

Natyrisht, se drejtoresha Kërveshi nuk ka shkuar duarthatë në vizitë banorëve që jetojnë atje. Aje me këtë rast ka shpërnda për 30 familje të tria fshatrave me gjendje më të vështirë ekonomiko-sociale pako me ndihma ushqimore dhe artikuj të tjerë higjeniko-sanitare, të cilat më parë Organizata ndërkombëtare “Islamic Relief” ia kishte dhuruar Komunës së Mitrovicës Jugore.

“Unë jam e njoftuar për gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë banorët e Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës, prandaj e ndjej për obligim që t’i vizitoj dhe t’i ndihmoj me aq sa mundem dhe lejojnë edhe mundësitë buxhetore të Komunës. Për këtë herë pata ndarë 30 pako ndihma që na i kishte dhuruar “Islamic Relief”, të cilën e falënderoj shumë. Familjet e këtyre fshatrave do t’i kem parasysh edhe në të ardhmen dhe sa herë që gjej mundësi, do të jem këtu për tu ndihmuar”, tha drejtoresha Kërveshi ndër të tjera.

Banorët e Bistricës, Koshtovës dhe Cerajës falënderuan drejtoreshën Kërveshi për interesimin dhe ndihmat e shpërndara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test