Kjo është konsideruar si një hap tjetër drejt realizimit të kryetarit aktual të Komunës dhe partnerët të tij qeverisës në këtë komunë, LDK, AKR dhe VV, drejt synimit për furnizim 24 orë me ujë të qytetarëve të Vushtrrisë.
Kjo komunë përherë ka pasur problem me ujë të pijshëm dhe furnizim 24 orësh.
“Me objektin i ri të administratës së ujësjellësit KUR Mitrovica-njësia Vushtrri, janë krijuar kushtet shumë më të mira për punë, por krahas kësaj ne kërkojmë rritjen e cilësisë së shërbimeve nga ujësjellësi”, ka thënë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nga radhët e LDK-së.