Dënohet i akuzuari për shitje të marihuanës te ushtarët e KFOR-it - Bota Sot
Dënohet i akuzuari për shitje të marihuanës te ushtarët e KFOR-it

Mitrovica

E premte, 16 nëntor 2018

Dënohet i akuzuari për shitje të marihuanës te ushtarët e KFOR-it

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Në Gjykatën të Mitrovicës pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, ka përfunduar në tërësi gjykimi në rastin e të akuzuarit për narkotikë I akuzuari Burim Kadriu të martën është dënuar me 2 vjet dënim me kusht, nëse për periudhën kohore prej tri vite nuk kryhen asnjë vepër tjetër penale, si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 500 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur në vitin 2009 nga Prokuroria e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, Burim Kadriu dhe Gëzim Hasani akuzohen se nga data e pacaktuar e muajit janar të vitit 2009 deri në fund të marsit të po të njëjtit vit kur edhe ishin arrestuar, në grup të organizuar pa autorizim kanë blerë, poseduar, shpërndarë dhe shitur substanca e preparate narkotike të llojit hashash dhe marihuanë.

Bazuar në aktakuzë, vepra nga të akuzuarit ishte kryer derisa i akuzuari Gëzim Hasani hashashin e kishte siguruar nga një person me emrin Denis ndërsa marihuanën e kishin përgatitur së bashku nga një bimë e marihuanës për shitje e pastaj sipas marrëveshjes me të akuzuarin Burim Kadriu kishin bërë shpërndarjen e saj duke ua shitur personave të tjerë.

Aktakuza thotë se në mars të vitit 2009, i akuzuari Kadriu nga i akuzuari tjetër Gëzim Hasani kishte marrë 10 paketime të marihuanës me qëllim që t’ia shesë pjesëtarëve të KFOR- it francez me çmim prej 5 euro për një paketim. Pas bastisjes së të akuzuarit Burim Kadriu, tek i njëjti ishin gjetur 10 paketime të marihuanës rreth 30.75 gramë, ndërsa në shtëpinë e të akuzuarit Gëzim Hasani gjatë bastisjes ishin gjetur të fshehura 7 paketime nga hashashi në formë pluhuri rreth 33.63 gramë, të cilat edhe ishin konfiskuar. Paraprakisht gjatë mbajtjes së seancës së shqyrtimit fillestar në këtë gjykatë është bërë veçimi i procedurës lidhur me të akuzuarin Gëzim Hasani.

Hasani nuk ishte i pranishëm në seancë ndërsa nga raporti i policisë ishte vërtetuar se ai gjendet në Gjermani. Kurse mbrojtësi i të pandehurit Burim Kadriu, avokati Zeqir Maxhuni i propozoi gjykatës që për hir të efikasiteti të veçohej procedura ndaj të akuzuarit Gëzim Hasani. Ndërsa prokurori Ismet Ujkani lidhur me propozimin e avokatit Maxhuni, kërkoi që të refuzohej ky propozim pasi që, sipas tij, të gjitha provat tregoni se vepra ishte kryer nga të dy, dhe të pandehurit kishin vepruar së bashku, andaj i propozoi gjykatës që të zhvillohej procedurë e përbashkët.

Pas kësaj gjyqtari Beqir Halili me aktvendim aprovoi propozimi e avokatit Zeqir Maxhuni dhe veçoi procedurën në këtë çështje penale ndaj të akuzuarit Hasani. Tutje në seancë pas deklarimit lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij i pandehuri Kadriu u deklarua se e ndiente vetën fajtor për veprën penale më të cilën ngarkohej, kështu duke pranuar fajësinë.

Pas pranimit të fajësisë nga i pandehuri, gjykata ka shpallur vendimit lidhur me këtë të akuzuar. Më rastin e shpallës së aktgjykimit nga ana e gjyqtarit të rastit Beqir Halili, Kadriu u dënua me dy vite dënim me burg me kusht që në kohëzgjatje prej tri vite të mos kryej asnjë vepër tjetër penale. Kadriu është dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 500 euro, të njëjti i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test