Minatorët e Trepçës në grevë të përgjithshme - Bota Sot
Minatorët e Trepçës në grevë të përgjithshme

Mitrovica

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Minatorët e Trepçës në grevë të përgjithshme

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:22
Minatorët e Trepçës në grevë

Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin, si dhe indiferencën e institucioneve përgjegjëse të vendit me vërejtjet dhe kërkesat e tyre rreth këtij draft-statuti.

Ata u shprehën të vendosur të vazhdojnë grevën derisa të merren parasysh dhe të plotësohen të gjitha kërkesat.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, njëherësh anëtar i Bordit, Shyqyri Sadiku, ka bërë të ditur për KosovaPress se të gjitha punët në Trepçë janë ndërprerë, përveç vendeve kyçe ku po jepet kujdestari në mënyrë që të mos rrezikohet miniera dhe pikat vitale të saj.

Sipas tij, edhe minierat e Artanës dhe Kishnicës kanë ndërprerë punën në shenjë solidarizimi me minatorët e Stantërgut. Ai potencoi se minatorët kanë kërkuar takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me anëtarët e Bordit të Trepçës, por deri tani s’ka ndonjë përgjigje.

Sadiku: Arsyet e grevës janë të shumta

“Sot ka qenë afati i fundit, minatorët kanë kërkuar që të fillojë greva e përgjithshme. Arsyet janë të shumta, kërkesat janë të qarta, ndërsa janë të njoftuara të gjitha institucionet për kërkesat tona…Për momentin vetëm vendet kyçe ku jepet kujdestaria që do të thotë se nuk jemi duke rrezikuar minierën dhe objektet vitale. Jemi duke i mbikëqyrur dhe duke i ruajtur, ndërsa të gjitha punët tjera në Trepçë janë ndërprerë…Të gjitha minierat e Kosovës për momentin janë në grevë, miniera e Artanës dhe Kishnicës edhe ata i janë bashkangjitur grevës tonë dhe të gjitha njësitë tjera të Trepçës që janë poshtë ju kanë bashkangjitur…Ne nuk kemi nevojë me mbajt grevë sepse gjithsesi që shkaktojmë humbje vetes dhe shtetit të Kosovës. Ne po presim që të reflektojnë institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë rast minatorët kanë kërkuar takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me Bord in e Trepçës, deri tani askush nuk ka konfirmuar ardhjen dhe ne jemi në pritje”, ka thënë Sadiku.

Zenel Hyseni, minator, u shpreh i vendosur se pa u plotësuar kërkesat e tyre, ata nuk do të punojnë.

Hyseni: Nuk ia nisim punës pa u plotësuar kërkesat

“Kemi kërkesat tona, ato dihen, kemi dhënë afat që disa herë dhe tash jemi të vendosur, pa u plotësuar kërkesat tona, ne nuk do të punojmë më”, tha ai për KosovaPress.

Ndryshe, minatorët gjatë muajit të kaluar kishin mbajtur për dy ditë rresht grevë njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës dhe kërkesat tjera, si ligjin për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, ligjin për invalidë, sigurimin shëndetësor, etj., duke paralajmëruar kështu grevë të përgjithshme në rast të mos përmbushjes së kërkesave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test