Policia e Mitrovicës ka këtë apel për qytetarët e saj - Bota Sot
Policia e Mitrovicës ka këtë apel për qytetarët e saj

Mitrovica

E martë, 16 tetor 2018

Policia e Mitrovicës ka këtë apel për qytetarët e saj

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:03
Ilustrim

Policia e Mitrovicës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë drejtimit të veturave të tyre.

Policia këtë apel e bën pas dy aksidenteve të cilët në një interval prej një ditës dy persona kanë humbur jetën.

Komunikata e plotë e Policisë së Mitrovicës:

Marrë parasysh fluksin e shtuar në trafikun rrugor, rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit në zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës, ku ndërmjet datave 22 dhe 23 korrik 2018, kanë ndodhur dy aksidente me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën dy persona. 

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik, janë ndërmarrë dhe po ndërmerren masa shtesë duke shtuar kapacitetet e njësive. Në mbështetje të njësive të trafikut rrugor, ka angazhuar edhe njësi shtesë nga niveli i stacioneve policore, me ç’rast për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veçanti këtyre me pasoja fatale.

Duke pasur parasysh të dyja rastet tragjike si vetë aksident të shkaktuar dhe aksident Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e automjeteve, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, të respektojnë dispozitat ligjore, sinjalistikën rrugore, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, të mos drejtojnë automjetet derisa janë në ndikim të lodhjes, gjumit apo nën ndikim të alkoolit, t’i shmangen përdorimit të telefonit gjatë ngasjes si dhe veprimeve tjera që mund të shkaktojnë rrezik dhe pasiguri gjatë drejtimit të automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test