CDO organizon Shkollën verore me nxënësit e Mitrovicës - Bota Sot
CDO organizon Shkollën verore me nxënësit e Mitrovicës

Mitrovica

E diel, 21 tetor 2018

CDO organizon Shkollën verore me nxënësit e Mitrovicës

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 08:33
Shkolla verore me nxënësit e Mitrovicës

Mediat sociale, konflikti i gjeneratave dhe barazia gjinore, ishin temat që u diskutuan nga rreth 40 nxënës të shkollave të mesme të Mitrovicës, gjatë një aktiviteti të Organizatës joqeveritare Civil Development Organization (CDO) nga Mitrovica.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Shkollës Verore 2018 – Debati Karl Popper me slloganin “Heshtja nuk është flori, DEBATO”, ndërsa nxënësit u trajnuan për formatin e debatit Karl Popper, duke mësuar njohuritë bazë se si dy skuadra kundërshtare që takohen në një raund debati,  të kenë mundësi të shprehin pozicionet e tyre ndaj një çështjeje, duke siguruar kohë për secilin folës, ku premisë bazë e diskutimit është vlera.    

Migjen Abrashi, drejtor Ekzekutiv i CDO-së tha se organizata CDO është organizatë e re por me një staf me përvojë mbi 17 vjeçare dhe me një potencial të madh për të kontribuuar me projekte të ndryshme shoqërisë kosovare.

“Projekti Fuqizimi dhe Pjesëmarrja e të Rinjëve është i dizajnuar në 3 objektiva, ku njëra prej këtyre objektivave ka të bëjë me bashkëpunimin me Drejtorinë e Arsimit dhe 6 shkollat e mesme të Mitrovicës, me ç’rast është nënshkruar memorandum i mirëkupimit dhe bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha institucionet arsimore”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij, janë fuqizuar klubet e debateve Karl Popper nëpër shkolla, janë certifikuar 36 nxnënës për formatin e këtij debatit, dhe tani është realizuar Shkolla Verore, ndërsa premtoi se nga shtatori do të vazhdohet edhe me shumë aktivitetete tjera nëpër shkolla.     

Në anën tjetër, Merita Mripa, projekt menaxhere në CDO,  ka bërë të ditur për KosovaPress se aktiviteti ‘Shkolla Verore 2018’  ka pasur për qëllim që gjatë pushimeve verore t’i takoj edhe një herë nxënësit e 6 shkollave të mesme të Mitrovicës të cilët janë certifikuar në Debatin e formatit Karl Popper, dhe së bashku të realizojnë gara duke trajtuar tema me rëndësi, me të cilat shoqëria kosovare sfidohet shpesh herë.

“Të rinjt ia kanë dalë për mrekulli. Janë realizuar 3 runde të debateve dhe janë shpërblyer të gjithë me medale, kupa, libra të autorit Karl Popper. Konsideroj se ky aktivitet ka inkurajuar kulturën e debatit në mes të rinjëve dhe ka zhvilluar bashkëpunimin mes shkollave të mesme”, theksoi Mripa.

Ajo sqaroi se organizimi i gjithë kësaj është bërë me qëllim të mbështetjes së dialogut dhe bashkëpunimit për krijimin e tolerancës për ta stimuluar dialogun dhe debatin pozitiv, duke rritur pjesëmarrjen e të rinjve në promovimin e reformës së përfaqësimit, edukimit dhe punësimit.

Aktiviteti u organizua në ambientet e Qendrës për Edukim Mjedisor “Thesaret e Natyrës” në fshati Mramor, ndërsa për pjesëmarrësit u shpërndanë çertifikata, shpërblime, libra, si dhe u shfaqën filma dokumentar nga DokuFest.

Projekti “Fuqizimi dhe Pjesëmarrja e të Rinjëve” realizohet nga CDO përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Angjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test