Dy serbë ia uzurpojnë pronën dhe e kërcënojnë me jetë, Shemsedin Miftari 20 vite në kërkim të pronës së tij - Bota Sot
Dy serbë ia uzurpojnë pronën dhe e kërcënojnë me jetë, Shemsedin Miftari 20 vite në kërkim të pronës së tij

Mitrovica

E martë, 23 tetor 2018

Dy serbë ia uzurpojnë pronën dhe e kërcënojnë me jetë, Shemsedin Miftari 20 vite në kërkim të pronës së tij

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 22:08
Shemsedin Miftari nga Mitrovica.

Shemsedin Miftari ka 20 vite që jeton me qira, ndërsa prona e tij në veri të Mitrovicës shfrytëzohet nga dy serbë.

Tani e 20 vite Shemsedin Miftarit nga Mitrovica i është marrë prona nga dy serbë.

Mbi tre ari e gjysmë truall, në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, po shfrytëzohet nga dy serbë ku edhe kanë hapur biznes në atë vend.

Por, pronar legjitim i kësaj toke është Shemsedin Miftari nga Mitrovica.

Ai për RTV Dukagjinin thotë se për dy dekada, nuk ka lënë derë pa trokitur.

“Prej paslufte ky problem ka mbetur pezull. Çdo herë duke vrapuar nëpër gjykata, duke bërë shpenzime të mëdha. Që 20 vite unë jam refugjat në shtet timin. Askush nuk është i interesuar të kryej lëndën ashtu siç duhet, si e kërkon rendi shtetëror”, shprehet Shemsedin Miftari, pronar i tokës.

Megjithëse krejt këto vendime gjykatash e thonë se prona është e tija, asnjëherë nuk pati të drejtë ta shfrytëzojë atë.

Madje, është kërcënuar edhe me jetë nga serbi tashmë shfrytëzues i pronës.

“Më ka kërcënuar dhe më ka thënë se nuk dua me të pa këtu. Më ka kërcënuar edhe me vrasje”, shprehet më tej Shemsedin Miftari.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë: I aprovohet kërkesa paditësit Shemsedin Miftari nga Mitrovica dhe detyrohen të paditurit Zvezdan Mihajlloviq dhe Milleti Mirosllav nga Mitrovica e Veriut që t’i largojë, pastrojë dhe rrënojë objektin ndërtimor të ndërtuar në mënyrë të pa ligjshme.

Pas këtij vendimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, serbët kanë bërë ankesë duke e dërguar lëndën në Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

E Gjykata e Apelit thase ka probleme me numrin e madh të lëndëve si dhe numrin e vogël të atyre që duhet të merren me këtë lëndë.

“Aktualisht kemi në punë 11 mijë e 664 lëndë të natyrës civile, apo mbi 700 për secilin gjyqtarë. Në këto rrethana është tejet e vështirë për të mos thënë e pa mundur, që të gjykohet në kohë të arsyeshme, aq më tepër kur në vazhdimësi kemi lëndë të natyrës urgjente. Gjykata e Apelit është në pritje të 10 gjyqtarëve të rinj, angazhimi i të cilëve besojmë se do ta përmirësojë dukshëm gjendjen”, thuhet në përgjigjen e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test