Aksion në Mitrovicë për largimin e mallrave nga rrugët dhe trotuaret - Bota Sot
Aksion në Mitrovicë për largimin e mallrave nga rrugët dhe trotuaret

Mitrovica

E enjte, 15 nëntor 2018

Aksion në Mitrovicë për largimin e mallrave nga rrugët dhe trotuaret

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 23:19
Mitrovicë

Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës ka vazhduar përpjekjet për t’i larguar shitësit e ndryshëm nga rrugët dhe trotuaret për t’u mundësuar qytetarëve lëvizje të lirë.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se inspektorët komunalë, të mbështetur nga Policia, nuk i kanë lejuar shitësit që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.

“Ne jemi në shërbim të qytetarëve pa ndërpre, prandaj sot kemi dalë herët në mëngjes për të mos lejuar shitësit që produktet e tyre t’i ekspozojnë nëpër trotuare dhe hapësira tjera publike për t’i shitur, pasi që në këtë mënyrë po e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve”, njofton Komuna, sipas të cilës ky aksion është ndërmarrë edhe me kërkesën e qytetarëve.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se puna ka shkuar mirë dhe pa probleme.

Inspektorët komunalë njoftuan se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.

Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit  po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunalë dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test