Një rrugë e Mitrovicës Veriore pagëzohet me emrin e Oliver Ivanoviqit

Mitrovica

Një rrugë e Mitrovicës Veriore pagëzohet me emrin e Oliver Ivanoviqit

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:37
Oliver Ivanoviq

Me sugjerim të grupit të këshilltarëve të Listës Serbe, anëtarët e kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore miratuan sot vendimin me të cilin një rrugë në pjesën veriore të këtij qyteti do të quhet sipas kreut të vrarë të Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq.

Vendimi i këshilltarëve është që rruga ‘Nemanjina’, tash e tutje të quhet ‘Oliver Ivanoviq’.

Pas vrasjes së Ivanoviq, kolegët e tij të partisë dhe simpatizantët filluan dhe nënshkruan një peticion duke kërkuar që një rrugë në qytet të pagëzohej me emrin e tij.

Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para selisë së partisë së tij dhe përgjegjësit për këtë vrasje ende nuk janë zbuluar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat