2.1 milionë euro nga Fondi i Zhvillimit ndahen për projekte në komunat veriore të Kosovës - Bota Sot
2.1 milionë euro nga Fondi i Zhvillimit ndahen për projekte në komunat veriore të Kosovës

Mitrovica

E diel, 18 nëntor 2018

2.1 milionë euro nga Fondi i Zhvillimit ndahen për projekte në komunat veriore të Kosovës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:18
Mitrovicë

Këtë verë Bordi Drejtues i Fondit të Zhvillimit ndau më shumë se 2.1 milionë euro për projekte në veri të Kosovës.

Mbi 700 mijë euro i janë ndarë Zveçanit për zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshirë edhe mbështetjen për projektin e BE-së në zhvillim "Deponia Rajonale".

Sipas një njoftimi nga zyra e BE-së në Kosovë Bordi i ndau Leposaviqit 400 mijë  euro për të ndihmuar zhvillimin e kultivimit të mjedrës në komunë dhe afër 500  mijë  euro për fazën e dytë të ndërtimit të pishinës në Zubin Potok.

Bordi Drejtues gjithashtu ka ndarë 500 mijë euro për dy projekte në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht fazat e dyta të Sallës së Sporteve dhe ndërtimin e një objekti për Brigadën e Zjarrfikësve.

“Fondi i Zhvillimit është rezultat i Dialogut Beograd-Prishtinë. Fondi financohet nga tatimet e mbledhura në pikë kalimet Jarinjë/Rudnicë dhe Tabavijë/Bërnjak. Që nga viti 2013, në Fond janë mbledhur 14.8 milionë euro, ndërsa deri tani janë ndarë më shumë se 10 milionë për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test