Vazhdon plani operativ ‘Siguria në trafik’ në Mitrovicë - Bota Sot
Vazhdon plani operativ ‘Siguria në trafik’ në Mitrovicë

Mitrovica

Vazhdon plani operativ ‘Siguria në trafik’ në Mitrovicë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, në vazhdën angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit, me fillim vitin e ri shkollor, po vazhdon me implementimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’.

Që në javën e parë zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Rajonal janë duke mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave fillore me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’, ku kryesisht po përfshihen nxënës të ciklit të ulët.

Sipas një komunikate të Policisë, përveç ligjëratave teorike në fushën e sigurisë në trafik, nxënësve po u shpërndahen edhe broshura me përmbajtje e ilustrime të rregullave primare e elementare për sigurinë në trafik.

“Këto ligjërata po zhvillohen nëpër hapësirat shkollore, ku në fazën e parë do të përfshihen shkollat fillore të cilat kanë qasje në rrugë rajonale dhe magjistrale. Këto ligjërata kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik. Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test