U mbajt mbledhja e bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Mitrovica

U mbajt mbledhja e bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 11:35
Mbledhja e bordit të drejtorëve në Mitrovicë

Drejtuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar  çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht fjalën e mori nënkryetari Mujka i cili informoi të pranishmit lidhur me pikat e rendit të ditës me ç'rast propozoj edhe dy pika shtesë .

Për pikën e parë të rendit të ditës, kryetari Bahtiri tha se sot do të caktohet data kur do të rrënohen edhe dy shtëpitë tek Liqeni Akumulues.

Tek pika e dytë drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti tha se taksistët të cilët janë të pajisur me leje kanë kërkuar tu sigurohet një parking më i përshtatshëm në mënyrë që të mos hasin në pengesa nga taksistët të cilët po punojnë pa leje, kryetari Bahtiri tha se javën e ardhshme do të diskutojmë për këtë pikë të rëndësishme deri në sigurimin e ndonjë vendi më të përshtatshëm për taksistët në fjalë.

Po ashtu drejtori Ahmeti, diskutoj edhe për një shqetësim tjetër për të cilin duhet sa më parë të ndërmarrin masa kundër pronarëve të lokaleve të cilat po vendosin terrasa pa leje.

Tek pika tjetër e rendit të ditës nënkryetari Faruk Mujka, shprehi shqetësimet e komuniteti Ashkali të lagjes 2 Korriku, për të cilët tha se po kanë probleme vazhdimisht me ndriçimin elektrik ku kërkoi që tu bëhet një zgjidhje sa më parë , kështu drejtori për Infrastrukturë, Naser Muja, premtoi se do të sigurohen trupa ndriçimi dhe rregullimin e poçave elektrikë të cilët nuk janë funksional në atë pjesë.

Po ashtu fjalën e mori edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shukri Gashi, i cili i njoftoj anëtarët e bordit lidhur me taksat komunale për plotësim dhe ndryshim të rregullores me ç'rast ju tha atyre të cilët janë pjesë e kësaj rregulloreje se propozimet që i kanë duhet të përfundojnë të gjitha sa më parë dhe të dërgohen para datës 5 tetor në mënyrë që të kalojë tek Komiteti për Politikë dhe Financa dhe pastaj të procedohen për kuvend.

Gjatë kësaj mbledhje nga drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku njoftoi ekzekutivin se janë gjithsej gjashtë fermerë nga Komuna e Mitrovicës të cilët kanë përfituar nga grandi i ministrisë për ndërtimin e fermave andaj kërkoi lehtësim të procedurave nga drejtoritë përkatëse që këta përfitues të pajisen me leje ndërtimi ashtu siç e parasheh edhe kontrata. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat