Mitrovicë, nis ndërtimi i Parkut Botanik - Bota Sot
Mitrovicë, nis ndërtimi i Parkut Botanik

Mitrovica

E hënë, 22 tetor 2018

Mitrovicë, nis ndërtimi i Parkut Botanik

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 15:02
Mitrovicë

Ka nisur ndërtimi i Parkut Botanik në Mitrovicë, i cili do të ketë një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë, me lloje të ndryshme bimësh, lule dhe bimë të tjera të cilat do të ofrojnë një ambient të mirë për pushim.

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, së bashku me zyrtarët tjerë komunalë kanë inspektuar përurimin e punëve në ndërtim të Parkut Botanik. Drejtori Muja me këtë rast kërkoi nga punë kryesi që të respektohen kushtet në kontratë dhe projekti të kryhet sipas afatit të paraparë.

“Ky park i cili është i një rëndësie të veçantë,  si një oazë qetësie dhe çlodhjeje për qytetarët,  duhet të kryhet brenda afatit të paraparë dhe punët duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë. Ne si drejtori jemi të vendosur që projektet e tilla të cilat janë në të mirë të qytetarëve t’i kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi drejtori Muja.

Sipas një njoftimi të komunës, kopshti Botanik ka një sipërfaqe prej 70 mijë metra katrorë, me lloje të ndryshme bimësh, lule dhe bimë të tjera të cilat do të ofrojnë një ambient të mirë për pushim.

“Ai do të këtë edhe sistem të ujitjes, ulëse për qytetarë, shporta për hedhje të mbeturinave dhe shtigje për ecje të këmbësorëve. Vlera totale e projektit kap shumën prej 240 mijë euro, dhe është bashkëfinancim i komunës me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Kompania N.Sh. “Ambienti”, e cila është kontraktuar për kryerjen e punimeve është zotuar se punët do të kryhen sipas planit të paraparë dhe brenda dy viteve park do të jetë i gatshëm për qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test