200 serbë bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak - Bota Sot
200 serbë bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak

Mitrovica

E diel, 21 tetor 2018

200 serbë bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 20:18
?200 serbë bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak

Nga pra 17:00 rreth 200 serbë e kanë bllokuar sot rrugën Mitrovicë – Bernjak.

Bllokimi i rrugës është bërë te pompa e karburanteve në Zubin Potok, ku janë vendosur dy kamionë transportues për ta ndalur qarkullimin në këtë rrugë.

Lajmin e kanë konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, numri i protestuesve është duke u reduktuar.

Protesta e serbëve zhvillohet në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bernjak.

Po ashtu protestuesit kanë deklaruar se rruga është bllokuar edhe për të ndalur qarkullimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test