U mbajt mbledhja e radhës e bordit të Drejtorëve - Bota Sot
U mbajt mbledhja e radhës e bordit të Drejtorëve

Mitrovica

E hënë, 22 tetor 2018

U mbajt mbledhja e radhës e bordit të Drejtorëve

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:34
Bordi i drejtorive

Drejtuar nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht fjalën e mori drejtori i Financave, Shukri Gashi, i cili i njoftoj anëtarët e bordit lidhur me taksat komunale për plotësim dhe ndryshim të rregullores me ç’rast kërkoi nga drejtorët të cilët janë pjesë e kësaj rregulloreje se propozimet e tyre lidhur me këtë rregullore ti  përfundojnë sa më parë dhe ti dërgojnë në Drejtorinë  e Financave deri me datën 4 tetor në mënyrë që të kalojë më tutje tek Komiteti për Politikë dhe Financa dhe pastaj të procedohet për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Po ashtu drejtori Gashi, shpalosi edhe inaksimet e të hyrave vetanake për secilën nga drejtoritë dhe njëkohësisht ai u bëri thirrje drejtorëve që të japin përkushtimin maksimal përgjatë këtyre tre muajve në mënyrë që të arrijë përqindjen e duhur.

Tek pika tjetër e rendit të ditës drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, njoftoi ekzekutivin lidhur me kërkesën e Qendrës për Punë Sociale e cila ka kërkuar nga Drejtoria e  Financave në rregulloren për taksa të futen për pagesë edhe disa shërbime që ofrohen në QPS të cilat deri më tani janë kryer pa pagesë.

Edhe drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit, Asllan Isufi, njoftoi të pranishmit se është duke u bërë një punë e mirë në pastrimin e Liqenit Akumulues në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, ai kërkoi që edhe grupet e tjera vullnetare ti bashkëngjiten këtij aksioni në mënyrë që qyteti i Mitrovicës të shembull sa i përket pastërtisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test