Serbët protestojnë në veriun e Mitrovicës, forca të shumta të sigurisë shihen në afërsi - Bota Sot
Serbët protestojnë në veriun e Mitrovicës, forca të shumta të sigurisë shihen në afërsi

Mitrovica

E hënë, 22 tetor 2018

Serbët protestojnë në veriun e Mitrovicës, forca të shumta të sigurisë shihen në afërsi

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:53
Forcat e Policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it

(E plotësuar) - Bashkësia e komunave serbe nuk është çështje politike, por jetësore, ndërsa serbët kurrë nuk do të heqin dorë nga kjo.

Kështu u tha sot në veri të Mitrovicës, gjatë tubimit të organizuar nga Lista Serbe kundër, siç u tha, mos formimit të Asociacionit të komunave serbe.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, njëherësh kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët e Kosovës janë duke pritur qe 2 mijë ditë për realizimin e formimit të Bashkësisë së komunave, për të cilën gjë Prishtina ka premtuar dhe është zotuar.

Sipas tij, serbët nuk do të heqin dorë kurrë nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe, derisa shqiptarët, me ndihmën e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, nuk janë të interesuar ta formojnë atë.

Ai ka porositur Brukselin dhe Prishtinën që të bëjnë si të duan, por deri kur, kjo mbetet të shihet.

Rakiq: Bëni si të doni, por deri kur, këtë do ta shohim

“Sot jemi tubuar këtu për të shënuar një jubile të pa famshëm të Unionit Evropian, që t’i përkujtojmë se qe 2 mijë ditë jemi duke pritur në realizimin e asaj që Prishtina është zotuar, ndërsa ata të Brukselit na garantuan. Sot vëllezër e motra kemi ardhur në këtë tubim për të thënë se nuk kemi harruar dhe nuk do të lejojmë që harresa të fsheh marrëveshjen rreth formimit të Bashkësisë së komunave serbe. 2 mijë ditë dhe 2 mijë gënjeshtra. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nga Prishtina arrin porosi se nuk do të respektohet marrëveshja, derisa ne nuk heqim dorë nga kjo marrëveshje, ndërsa fatkeqësisht nga Evropa nuk dëgjohet asgjë… Vëllezër dhe motra, do të jem shumë i sinqertw me ju. Ne nga formimi i Bashkësisë së komunave serbe nuk do të heqim dorë kurrë, por kur të llogaritet e gjitha, më shumë se e qartë se në këto rrethana shqiptarët nuk do ta formojnë dhe për këtë fatkeqësisht kanà « mbështetjen e një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare… Nga ky vend dërgojmë porosi Brukselit dhe Prishtinës. Mundeni si të doni, por deri kur, këtë do ta shohim”, ka thënë Rakiq.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, kërkoi nga politikanët shqiptarë më shumë guxim politik, duke thënë që ta përmbushin premtimin rreth formimit të Bashkësisë së komunave serbe.

Jevtiq: Bashkësia e komunave serbe për ne nuk është çështje politike, por jetësore

 “Ne nga këtu porosisim qartë…Jini sado pak të guximshëm politikisht dhe zotimin e marr zbatojeni në vepër. Sepse kjo është diçka për të cilën po flasim jo vetëm sot dhe jo vetëm këtu, por në çdo rast kur kemi mundësinë për një gjë të tillë gjatë bisedimeve me të gjithë ata të cilët kanë marr një obligim të tillë… Bashkësia e komunave serbe për ne nuk është çështje politike, por jetësore”, theksoi Jevtiq.

Ndërkaq, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Igor Simiq, ka bërë të ditur se nëse dikush në Prishtinë mendon që përmes integrimit të asimiloj popullin serb, këtë nuk do ta arrij kurrë.

Simiq: Serbët nuk janë asimiluar as në kohën e bombave, e s’do të jetë i mundur as sot

“Integrimi vërtetë është fjalë e bukur, por ajo që dikush në Prishtinë mendon se me integrim të realizojë asimilimin e popullit serb, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur as në kohën e bombave dhe plumbave dhe s’do të jetë e mundur as sot”, u shpreh deputeti Simiq.

Tubimi ka zgjatur rreth 20 minuta dhe është vëzhguar nga forca të shtuara të policisë e KFOR-it, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident. 

***

Në Mitrovicë është mbajtur një protestë e serbëve lokalë atje e cila ka nisur simbolikisht në orën 12:44, protestë të cilën e organizon Lista Serbe.

Në protestë, sipas “Vestit”, kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i serbëve që kanë shkuar edhe nga komuna tjera e janë tubuar në afërsi të urës së lumit Ibër.

Pjesëmarrës ishin edhe mantelbardhët, me të cilët ishte edhe drejtori i qendrës klinike të veriut, Milan Ivanoviq, të cilët po mbanin në duar pankarta si “Asociacioni, shpresa jonë”, “S’ka kthim prapa” dhe “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”, ndërsa është intonuar edhe himni serb.

Në skenë t pranishëm janë edhe udhëheqësit e Listës Serbe - Goran Rakiq, Milan Radoiçiq, Dalibor Jevtiq, Slavko Simiq, Nenad Rikalo, Igor Simiq dhe Srxhan Popoviq.

Kishte edhe forca policore të pranishme, por jo në numër të madh.

Lista Serbe mbrëmë kishte bërë thirrje tek qytetarët që t’u bashkohen në protestën pas, siç thonë, 2 mijë ditëve nga arritja e marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe “që në mënyrë të qartë dhe dinjitoze të dërgojmë porosinë se do të qëndrojmë dhe mbijetojmë në këto zona dhe nuk do të lejojmë që Asociacioni të mbetet në harresë dhe mos-veprimi i Prishtinës të jetë në rregull”.

***

Serbët të cilët jetojnë në veriun e qytetit të Mitrovicës po mbajnë një protestë e cila ka filluar në orën 12 e 44.

Ndërkohë në këtë pjesë të qytetit shihen të vendosura forcat e Policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it gjithashtu.

rotesta po zhvillohet në afërsi të Urës së Ibrit.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test