Në Mitrovicë fillon projekti për ndarjen e mbeturinave organike

Mitrovica

Në Mitrovicë fillon projekti për ndarjen e mbeturinave organike

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:12
Mitrovicë

Në kuadër të zbatimit të planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit ka nisur realizimin e pilot projekti për ndarjen e mbeturinave organike në amvisëritë e fshatit Kçiq të komunës së Mitrovicës.

Ky projekt është duke u zhvilluar në bashkëpunim me organizatën gjermane Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Programi për shërbime të qëndrueshme komunale dhe Organizatës joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC). Fillimisht është duke u krijuar infrastruktura për kompostim shtëpiak në amvisëritë e para të zonës së përzgjedhur.

Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i sasisë së mbeturinave komunale përmes implementimit të kompostimit shtëpiak në nivel lokal në komunën e Mitrovicës, duke synuar në këtë mënyrë zvogëlimin e  sasisë totale të mbeturinave të gjeneruar në zonën pilot, profitin ekonomik për përdoruesit të kompostimit përmes prodhimit të plehut organik, edukimin dhe vetëdijesimin për trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinës tek qytetarët.

Qytetarët të cilët do të pajisen me infrastrukturë për kompostim shtëpiak do të kenë mundësi që mbeturinat siç janë barishtet e gjethet në oborret që posedojnë, mbeturinat e frutat e perimet  etj, t’i klasifikojnë dhe pastaj përmes pajisjeve infrastrukturore t’i shndërrojnë ato në pleh organik për nevoja të veta përmes procesit të dekompozimit në komposter.

Komuna e Mitrovicës do të vazhdojë me shpërndarjen e komposterëve tek të gjitha amvisëritë e fshatit Kçiq, për të planifikuar më tutje për zgjerim në të gjithë territorin e komunës.

Ky është hap mjedisor në nivel lokal që do të kontribuoj për një sistem efikas të menaxhimit të mbeturinave komunale, duke u përkrahur në vazhdimësi prej GIZ-it gjerman në Kosovë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat