Kryeprokurori Syla ka kërkuar që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet - Bota Sot
Kryeprokurori Syla ka kërkuar që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet

Mitrovica

E hënë, 19 nëntor 2018

Kryeprokurori Syla ka kërkuar që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:39
Pamje nga takimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-veri Nenad Gjuriq, me zëvendës-drejtorin Besim Hoti si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore Mitrovicë-Veriu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq dhe të trafikut regjional në veri.

Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës-veri, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.

Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për lëndët e vjetra nëpër stacione policore, me ç`rast Kryeprokurori Syla, ka kërkuar që këto lëndë të trajtohen me prioritet nëpër stacionet policore që mbulon kjo drejtori. 

Gjatë takimit të lartcekurit u pajtuan që çdo muaj të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test