Policia jep detaje rreth sulmit të shtëpisë së shqiptarit në veri të Mitrovicës - Bota Sot
Policia jep detaje rreth sulmit të shtëpisë së shqiptarit në veri të Mitrovicës

Mitrovica

Policia jep detaje rreth sulmit të shtëpisë së shqiptarit në veri të Mitrovicës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:50
Ilustrim

Një shtëpi mbrëmjen e së enjtes është përfshirë nga një zjarrvënie rreth orës 21:00 në lagjen e Doktorëve në Veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti tha se nuk ka persona të lënduar dhe janë shënuar vetëm dëme materiale.

Sipas tij, Policia e Kosovës deri më tani ende nuk e ka identifikuar kryesin e kësaj vepre.

“Është zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, ka thënë Hoti.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës tha, po ashtu, se për fat të mirë fqinjët përreth kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“E rëndësishme është që zjarri është shuar nga fqinjët përreth aty. Dhe kur kanë mbërri njësitet e zjarrfikësve s’kanë pasë nevojë, pasi fqinjët kanë ndihmuar në fikjen e zjarrit. Motivet momentalisht janë të panjohura rreth këtij akti. Nuk e kemi kryesin e këtij akti ende. Megjithëse në një deklaratë ashtu siç u është thënë hetuesve policorë nga vetë pronari i shtëpisë ka thënë së qëndron në raporte shumë të mira me të gjithë shqiptarë e serbë dhe s’ka probleme, dhe ai s’ka dyshime mbi dikë. Tash mbetet të shikohet”, u shpreh Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...