Adem Jashari i bronztë shkon në Mitrovicë

Mitrovica

Adem Jashari i bronztë shkon në Mitrovicë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:28
Lapidari i Adem Jasharit

Në qytetin e Mitrovicës do të shtohen edhe tri lapidare.

Lapidari i Adem Jasharit, ai i minatorëve dhe viktimave të luftës së fundit janë në fazë të tenderimit dhe do të realizohen brenda afatit të paraparë.

“Bordi i drejtorëve shqyrtoi edhe përgatitjet e deritashme për realizimin e projekteve për tre lapidarët e paraparë për realizim gjatë këtij viti.

U konstatua se lapidari i minatorëve dhe ai i viktimave të sulmit barbarë të okupatorit serbë në tregun kryesor të qytetit janë në fazë të tenderimit dhe se mund të realizohen brenda afatit të paraparë.

Po ashtu u konstatua se edhe përmendorja e Adem Jasharit mund të jetë gati për përurim në afatin e përcaktuar më parë”, njoftoi komuna e Mitrovicës pas mbledhjes së sotme.

Ndërkaq, në pjesën veriore të Mitrovicës është statuja e Car Lazarit që ngjalli shumë debate në kohën kur u vendos nga komuna e Mitrovicës Veriore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat