Komuna e Mitrovicës sërish do të jetë pjesë e “Projektit Socio” - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës sërish do të jetë pjesë e “Projektit Socio”

Mitrovica

E hënë, 19 nëntor 2018

Komuna e Mitrovicës sërish do të jetë pjesë e “Projektit Socio”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:40
Komuna e Mitrovicës

Të mërkurën në ambientin e komunës së Mitrovicës, drejtori i Infrastrukturës, Naser Muja dhe Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, kanë mirëpritur në takim  përfaqësueset e Preda Plus – German Cooperation, Rita Llulla, koordinatore për Fushën Ekonomike, Dafina Hoxha, udhëheqëse e ASB Kosova si dhe Fjolla Godeni, zyrtare për Prokurim dhe Logjistikë.

Në këtë takim morën pjesë Afërdita Tahiri nga OJQ “Mundësia”, Mitrovicë si dhe Ermira Nici nga OJQ “CECD Friends” në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij takimit ishte njoftimi për thirrjen për grante që do të bëhet për 11 komuna (përfshirë këtu edhe Komunën e Mitrovicës së Jugut), ku 5 prej tyre do të fitojnë grante në shumën maksimale deri në 10,000.00 euro, varësisht nga projektet ideore që do prezantohen nga Komunat.

Të pranishmit u njoftuan për detajet dhe procedurat e aplikimit dhe për punëtorinë që do organizohet gjatë muajit Nëntorit 2018, ku do të bëhet prezantimi i projekteve ideore nga komunat pjesëmarrëse.

Pesë komunave përfituese do të ju transferohen mjetet në dhjetor të këtij viti ndërsa afati për implementim të projekteve do të jetë 6 muaj nga transferimi i mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test