Bahtiri: Sulmet ndaj shqiptarëve kanë për qëllim tensionimin e situatës në Mitrovicë - Bota Sot
Bahtiri: Sulmet ndaj shqiptarëve kanë për qëllim tensionimin e situatës në Mitrovicë

Mitrovica

E shtunë, 17 nëntor 2018

Bahtiri: Sulmet ndaj shqiptarëve kanë për qëllim tensionimin e situatës në Mitrovicë

Nga: A.M. Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:51
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar sulmuar ndaj shtëpisë së një shqiptarit në Lagjen e Doktorëve  dhe sulmi ndaj një taksistit në Mitrovicë.

Ai ka shkruar në Facebook se këto sulme janë tejet shqetësuese dhe të pa pranueshme, veprime të cilat kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Postimi  i plotë:

E dënoj ashpër sulmin fizik të kryer ndaj një taksisti shqiptar në veri të Mitrovicës.

Rasti i sulmit ndaj një shtëpie shqiptare në Lagjen e Doktorëve dhe sulmi i djeshëm ndaj taksistit janë tejet shqetësuese dhe të pa pranueshme, veprime të cilat kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë.

Kërkoj nga qytetarët e të dyja komunave të Mitrovicës që të vazhdojnë përkushtimin dhe angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjelltë.

Ndërsa, nga organet e hetuesisë kërkoj veprim më energjik në zbullimin e shkaktarëve të incidenteve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test