21-vjeçari i zhdukur nga Mitrovica i kthehet familjes, gruaja nga Kaçaniku ende në kërkim

Mitrovica

21-vjeçari i zhdukur nga Mitrovica i kthehet familjes, gruaja nga Kaçaniku ende në kërkim

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Azem Isufi 21-vjeç që vjen nga Mitrovica, para tri javësh është larguar nga shtëpia dhe pavarësisht që i kishte thënë nënës së tij se do të kthehet ai nuk është lajmëruar më. Deri mbrëmë 21-vjeçari u konsiderua si person i zhdukur. Policia ka konfirmuar se ai mbrëmë i është kthyer familjes dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Hall të njëjtë me një person të zhdukur ka edhe familja Rrahmani nga Begraca e Kaçanikut. Që disa ditë Gjelane Rrahmani 34-vjeç, po kërkohet nga familjarët e saj.

Familjarët e të riut nga Mitrovica deklaruan dje se djali i tyre nuk ka pasur konflikt me askënd dhe nuk kishin ndonjë vend të dyshuar se ku mund të ndodhet ai.

Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar se tashmë i riu është kthyer në shtëpinë e tij.

“Po e kanë gjete dje dhe e kanë sjell, ai është gjetë shëndosh e mirë pa ndonjë gjurmë diçka “, tha Zahtiti.

Por, informatë të re Policia nuk ka për vendodhjen e Gjelanes. Kërkimet për gjetjen e saj janë duke vazhduar. 

“Rasti është duke u hetuar, momentalisht nuk ka asgjë të re”, tha Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt.

Vëllai i Gjejlanes ka treguar se për herë të fundit kur motra e tij është larguar nga shtëpia ka pasur të veshur një pallto ngjyrë kafe dhe ka thënë se Gjejlanja ka edhe probleme mendore.

Image

Po ashtu, familja Nura nga Lipjani, ditë më parë raportoi në polici për zhdukjen e djalit të tyre, Labinotit. Por për këtë rast policia tha se pas verifikimeve të bëra, i njejti person nuk ka rezultuar të jetë i zhdukur porse me datë 30.09.2018 konform një urdhëresë të gjykatës është arrestuar dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Media ka marrë nga Policia statistikat e personave të zhdukur për nëntë muajt e parë të këtij viti. Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 193 raste.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat