(E plotësuar) - Një mjet shpërthyes është gjetur në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në veriun e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala.
Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve.
“Është gjetur një mjet i pashpërthyer në oborrin e pjesëtarit të FSK-së në Lagjen e Boshnjakëve. Mjeti është larguar ndërkaq që hetimet rreth saj po vazhdojnë”, ka thënë Shala.
Detaje të tjera ende nuk dihen.
***
Në oborrin e një shtëpie në lagjen “Bosna” në veri të Mitrovicës është zbuluar një bombë e montuar.
Siç mëson gazeta “Bota sot”, ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 :30 të mesnatës së mbrëmshme.
Bomba ishte e montuar në një pemë afër shtëpisë, e cila është e banuar nga shqiptarë.
Polica e Kosovës dhe Njësia speciale kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta largojnë me sukses.
Mësohet se nuk ka të lënduar apo dëme materiale.