E akuzuara për tentim vrasjen e babait të ish të dashurit del para gjykatës - Bota Sot
E akuzuara për tentim vrasjen e babait të ish të dashurit del para gjykatës

Mitrovica

E akuzuara për tentim vrasjen e babait të ish të dashurit del para gjykatës

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 17:18
Pamje nga gjykata

Nemanja Petkoviq dhe Jellena Gjogoviq akuzohen nga Prokuroria e Mitrovicës për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë.

Në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën e Mitrovicës, pas leximit të akuzës nga ana e prokurorit Njazi Rexha të akuzuarit janë deklaruar se nuk e ndiejnë veten fajtorë për këtë vepër penale.

Sipas akuzës Nemanja Petkoviq dhe Jellena Gjogoviq pasi që kishin bërë një marrëveshje paraprake me qëllime hakmarrëse në korrik të vitit 2012 në Zveçan kishin filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit Kersto Millentijeviq.

E akuzuara Jellena, kishte qenë paraprakisht në lidhje dashurie me Lubisha Millentijeviq, djali i tani të dëmtuarit Kersto Millentijeviq, ndërsa pas ndarjes me të lartcekurin për qëllime hakmarrëse siç thuhet në aktakuzë duke vepruar dhunshëm dhe mizorisht ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, ajo dhe i pandehuri tjetër Nemanja Petkoviq.

Ngjarja kishte ndodhur pasi që e akuzuara Jellena dhe i akuzuari Petkoviq me veturë kishin shkuar te banesa e Lubisha Millentijeviq ( djali i të dëmtuarit Kersto Millentijeviq).

E pandehura Jellena pasi kishte arritur te banesa, fillimisht i kishte rënë ziles e pastaj kishte trokitur në derën e banesës, të cilën e kishte hapë i dëmtuari Kersto Millentijeviq.

E pandehura e kishte kërkuar Lubishen, ndërsa pasi i dëmtuari Kersto e qorton se pse kishte shkuar në orët e vona, e akuzuara Jellena fillon të fjaloset me të njëjtin, ndërkohë largohet nga ndërtesa.

I dëmtuari për ta njohur i kishte shkuar pas, por me të ndalur në shkallët e ndërtesës, i pandehuri Nemanja Petkoviq  del nga pishat ku ishte fshehur më parë dhe me shufër metalike godet të dëmtuarin në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë shqyese, thuhet në akuzë.

Pas kësaj të akuzuarit me veturën të cilën e ngiste e akuzuara Jellena Gjogoviq se bashku me të akuzuarin Nemanja Petkoviq largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë akuzohen se kanë kryer veprën vrasje e rëndë në tentativë.

Ndërsa sot në gjykatën e Mitrovicës, ka filluar gjykimi ndaj dy të lartcekurve.

Të njëjti pas leximit të akuzës u deklaruan së nuk e ndiejnë vetën fajtorë për veprën me të cilën akuzohen.

Prezent në seancë ishte prokurori i shtetit Njazi Rexha, dy mbrojtësit e të pandehurit Nemanja Petkoviq, avokatët Miro dhe Millosh Deleviq si dhe mbrojtësi i të pandehurës Jellena Gjogoviq, avokati Musa Damati.

Pas mos pranimit të fajësisë gjyqtarit i rastit Burim Ademi, ka njoftuar palët  se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet, ndërsa për kundërshtimet nëse do të ketë palët kanë të drejtë t`i paraqesin në afat prej 30 ditëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test