Nxënësit e shkollave në Mitrovicë njoftohen me punën e policisë - Bota Sot
Nxënësit e shkollave në Mitrovicë njoftohen me punën e policisë

Mitrovica

E shtunë, 17 nëntor 2018

Nxënësit e shkollave në Mitrovicë njoftohen me punën e policisë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 15:57
Nxënësit e shkollave në Mitrovicë njoftohen me punën e policisë

Grupe nxënësish të shkollave fillore në Mitrovicë, sot për së afërmi kanë vizituar objektet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë.

Kjo vizitë u realizua në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe qasjes aktive ndërmjet Policisë dhe institucioneve të edukimit, me ç’ rast grupin e nxënësve në një takim i priti edhe drejtori rajonal i Policisë, nënkolonel Afërdita Mikullovci, e cila gjatë bashkëbisedimit shprehi gatishmërinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë për relacione te ndërsjella në raport me nxënësit dhe shkollat në përgjithësi.

Sipas një komunikate të Policisë, nxënësve iu prezantuan angazhimet e vazhdueshme në ofrim të sigurisë në shkolla, ku që nga fillim viti shkollor 2017/18, polica në vazhdimësi ka realizuar aktivitetet në fushën e edukimit, sensibilizimit, të dukurive negative nëpër shkolla, përfshirë sjelljet asociale, rreziku dhe pasojat nga substancat narkotike, si dhe krimet kibernetike.

“Gjatë vizitës së nxënësve në Polici ata janë njoftuar për punën policore, hapësirat e punës në objektin policor, qendrën e komunikimit, njëkohësisht zyrtarët policorë u kanë ofruar informacione për punën rutinore policore, si dhe njohuri elementare për thirrjet emergjente, dërgimin e informacionit me kohë në fushën e parandalimit të hershëm etj. Interesimi i nxënësve për të vizituar Policinë njëkohësisht përmbush edhe objektivat e tyre që dalin nga njësit e tyre mësimore njohuri për Policinë”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test