Jetesa e vështirë në fshatin Vllahi të Mitrovicës

Mitrovica

Jetesa e vështirë në fshatin Vllahi të Mitrovicës

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 21:37
I përbërë nga male e kodra, fshati Vllahi, i takon Komunës së Mitrovicës

Natyra e larmishme  në këtë vend të ofron mundësinë e ngjitjeve malore dhe shëtitjeve relaksuese.

Nga aty  mund të sodisësh, pothuajse gjithë  fshatrat përreth të atij regjioni, të Shalës së Bajgorës.

I përbërë nga male e kodra, fshati Vllahi, i takon Komunës së Mitrovicës.

70 vjeçari, Avdullah Kurti është ndër më të moshuarit në këtë fshat.

Ai kohën më të madhe e kalon duke shëtitur me nipin e tij, në malet e këtij vendi, ka thënë se do të dëshironte shumë të kthente kohën pas.

“Dola me nipin tim për t’i treguar të kaluarën dhe të sotmen. Tash nuk po kemi çfarë të punojmë, edhe pse i kemi bërë disa vite jetë, por, nuk po kemi me çka të punojmë, mjete s’kemi, asgjë s’kemi”, ankohet banori i fshatit Avdullah Kurti

Ai kishte qenë i pasionuar pas punës, kur ishte i ri.  Por sipas 70 vjeçarit pleqëria e bën të vetën.

Ndërsa sot nuk ka një shok të vetëm ku mund të flas e të qajë hallet.

Por, ai ka thënë se pavarësisht kësaj , as qetësia e fshatit nuk ja ka prish bukurinë këtij vendi.

“Kanë ndryshuar kohët shumë. Traditat kanë qenë shume më të mira, kemi qenë shume të lidhur me njëri tjetrin. Në çdo aspekt kemi qenë të gatshëm t’i ndihmojmë njëri tjetrit. Sot askush nuk mundet t’i ndihmoj tjetrit, sepse s’ka me çfarë t’i dalë në ndihmë”, thotë i moshuari.

Me lot në sy, tregonte për kohën, kur mblidheshin i gjithë fshati, kur luanin e diskutonin. Aty, në natyrën e mrekullueshme.

“E kemi punuar tokën dhe pres saj jemi ushqyer. Dikush ka siguruar bukën për shtatë muaj, e dikush më pak, por toka ka qenë e punuar. Kemi mbajtur edhe kafshë shtëpiake. Vllahia është vend malorë, por është tokë e pasur dhe pjellore”, tregon më tej Avdullah Kurti.

Banori, Avdullah Kurti, ka thënë se edhe po të mbetej banori i fundit, nuk do ta lëshonte vendin e lindjes, aty ku ndan kujtimet më të bukura të jetës së tij!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat