Invalidët e luftës protestojnë në Mitrovicë - Bota Sot
Invalidët e luftës protestojnë në Mitrovicë

Mitrovica

Invalidët e luftës protestojnë në Mitrovicë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 22:30
Ilustrim

? Një grup i anëtarëve të Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës në Kosovë, dega në Mitrovicë, kanë protestuar, duke shprehur pakënaqësitë e tyre.

Thonë se ndihen të diskriminuar nga institucionet për arsye të pensioneve të vogla që ata po marrin.

Ata tregojnë se shteti është duke i diskriminuar, pasi që i ka kërkuar të zgjedhin vetëm njërin pension.

Kryetari i shoqatës, Ramadan Smakolli, thotë se kërkesa e tyre kryesore është që të trajtohen të barabartë, sikurse kategoritë e tjera të dala nga lufta.

Përndryshe, thonë se do të vazhdojnë të protestojnë edhe para qeverisë, për t’i kërkuar të drejtat e tyre.

Me këto halle, kjo kategori e viktimave po përballet tash e disa vjet, gjersa presin përmirësim kushtesh nga qeverisja aktuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test