Reagon Agim Bahtri, ka një kërkesë urgjente ndaj Qeverisë

Mitrovica

Reagon Agim Bahtri, ka një kërkesë urgjente ndaj Qeverisë

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:49
Agim Bahtri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri ka kërkuar që urgjentisht të ndërpritet dialogu me Serbinë i cili zhvillohet në Bruksel.

Po ashtu, ai ju ka bërë thirrje “kryetarëve të komunave të Kosovës me shumicë serbe që mos të bëjnë veprime destruktive dhe të nxitura nga qarqe të caktuara në Serbi, por të punojnë me përkushtim për të mirën e qyteteve që ata i udhëheqin, sepse konfliktet dhe situatat destabilizuese nuk sjellin asgjë të mire”.

Reagimi i plotë i Bahtirit:

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht ta ndërprej dialogun me Serbinë, i cili nuk ka kuptim të vazhdoj në këtë mënyrë. Dialogu zhvillohet vetëm kur dy shtete duan që paqësisht t'i zgjidhin problemet mes tyre, gjë të cilen nuk po e bën Serbia, pasi që po zhvillon politikë fashiste ndaj Kosovës. 

Paralajmërimi i kolegëve të mi në veri dhe komuna tjera me shumicë serbe për protesta, është i ndikuar nga Beogradi dhe ka për qëllim destabilizimin e situatës në shtetin tonë. Prandaj ju bëjë thirrje kryetarëve të komunave të Kosovës me shumicë serbe që mos të bëjnë veprime destruktive dhe të nxitura nga qarqe të caktuara në Serbi, por të punojnë me përkushtim për të mirën e qyteteve që ata i udhëheqin, sepse konfliktet dhe situatat destabilizuese nuk sjellin asgjë të mirë.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100% për produktet serbe që hyjnë në Kosovë është shumë i drejt dhe tregon se jemi shtet i mirëfilltë. Kjo taksë duhet të vazhdoj të aplikohet deri në momentin që Serbia të sillet paqësisht me Kosovën dhe të luaj rol konstruktiv në rrafshin ndërkombëtar.

Biznesmenët kosovarë duhet ta kuptojnë drejt këtë moment të rëndësishëm për shtetim tonë dhe të punojnë maksimalisht që asnjë produkt në treg të mos mungoj. Po ashtu ata nuk duhet ta keqpërdorin këtë situatë për ngritje të çmimeve, por ta lënë anash për një kohë interesin e tyre dhe të fokusohen në interesin e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve.

Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa edhe sa i përket çështjet së targave të automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, duke vendosur masa të reciprocitetit të plotë. Po ashtu duhet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe operative, që automjetetet të cilat lëvizin në veri të jenë të regjistruara me targa të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat