Serbët në Mitrovicë s’paguajnë as rrymë as ujë, marrin pensione nga Serbia - Bota Sot
Serbët në Mitrovicë s’paguajnë as rrymë as ujë, marrin pensione nga Serbia

Mitrovica

Serbët në Mitrovicë s’paguajnë as rrymë as ujë, marrin pensione nga Serbia

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Shkuarja e përfaqësuesve të Listës Serbe në Serbi për t’u takuar me presidentin Aleksandër Vuçiq, e ka dështuar protestën në veri të Mitrovicës.

Përveç flamujve dhe binës, të enjten, në afërsi të gjykatës, nuk shihej as një organizim.

Përkundër paralajmërimeve të shumta që protestat në veri të vendit nuk do të ndaleshin derisa Qeveria e Kosovës ta shfuqizonte taksën prej 100 përqind vënë produkteve serbe, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Protesta e paralajmëruar për këtë të enjte ka dështuar të mbahet.

E, ndonëse nuk paguajnë rrymë, ujë dhe asnjë shërbim tjetër në shtetin ku jetojnë, serbët marrin pensione nga Serbia dhe vazhdojnë të thonë se jetojnë shumë keq në Kosovë.

Pretendojnë se taksa e vënë vetëm do t’ua përkeqësojë jetesën në këtë pjesë të Kosovës.

“Presim me e ndalë taksën. Pyetni zyrtarët qysh jetojmë, kush është hajn jeton, kush nuk është e dini edhe ju. Nuk e paguajmë as rrymën as ujin, pse me pagu kur ky liqeni është i joni. Por e kam një pension që ma jep shteti i Serbisë”, ka thënë një qytetare.
“Jam e sëmurë , nuk di si të jetohet kështu. Ka 6 vite që jam e zhvendosur nuk kam as banesë dhe krejt pensioni më shkon në ilaçe. Duhet ta heqin këtë taksë në mënyrë që të jetë më mirë, që qytetarët të jetojnë më mirë si dikur”, thotë një tjetër.

“Unë prej një pensioni jetoj. Kam djalin i cili punon privat dhe 4 nipa. Nuk jetohet kështu nuk do të ketë paqe për askënd kështu por nëse Pensionin e marr nga Serbia por nuk paguajmë rrymën dhe ujin të tjerat po të gjitha. Unë një kohë e kam paguar rrymën por të gjithë më thanë pse po e paguan pasi që e paguan Serbia”, thotë një tjetër qytetare.

Por, ka edhe të atillë që mendojnë se jeta në këtë pjesë nuk ka qenë asnjëherë më e mirë.

“Nëse duan le ta heqin nëse nuk duan fare mos ta heqin taksën. S’ka lidhje ata që dëshirojnë të punojnë mund të punojnë. Mirë jetojmë asnjëherë më mirë nuk ka qenë. Kemi pension nga Serbia. Nuk është keq”, thotë një burrë.

E, në kohën kur komunat veriore të Mitrovicës kanë mbetur pa kryetarë dhe institucione legjitime, Komuna Jugore e Mitrovicës ka dalë me një kërkesë specifike.

Ndërsa, përfaqësuesit e Listës Serbe, pas takimit që kanë mbajtur në Beograd me presidentin Aleksandër Vuçiq, kanë thënë se atyre u është kërkuar nga presidenti serb që të mbajnë protesta të qeta pa dhunë dhe në mënyrë demokratike, pa marrë parasysh vendimet e mëtutjeshme të Prishtinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test