Bahtiri: Qytetarët e Kosovës veriore do të jenë të privilegjuar dhe jo të dëmtuar

Mitrovica

Bahtiri: Qytetarët e Kosovës veriore do të jenë të privilegjuar dhe jo të dëmtuar

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 12:32
Agim Bahtiri

(E plotësuar) - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri pas miratimit të kërkesës për ndryshimin e ligjit që bashkon Mitrovicën, ka thënë se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësisë etnike.

Bahtiri pas miratimit të kërkesës me të cilën iu Kuvendi Komunal i Mitrovicës iu drejtohet Qeverisë së Kosovës që të nis procedurën në Kuvendin e Kosovës për të ndryshuar ligjin për kufirin administrativ të komunave, doli në një konferencë për media, ku tha se qëllimi i kësaj kërkesë është shërbimi sa më i mirë për qytetarët.

Ai akuzoi kryetarët e veriut, duke thënë se nuk kanë dëgjuar Prishtinën zyrtare por Beogradin.

Bahtiri: Do të jem kryetar i të gjithëve

“Ti drejtohem Prishtinës zyrtare që të na lejoj në funksion edhe atë pjesë të territorit tonë që e kemi pasur dikur, që të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe unë po iu garantoj edhe serbëve, edhe të tjerëve që do të jem kryetar i të gjithëve pavarësisht cilit nacionalitet. Do të jenë të privilegjuar, jo të dëmtuar. Kjo është ajo që unë dëshiroj sepse e dëshirojë një paqe, e dëshirojë qetësinë“, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo është kërkesë legjitime e qytetarëve të veriut dhe jugut.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Donjet Bislimi, tha se në seancë kanë propozuar edhe disa pika tjera, të cilat nuk janë futur në propozimin e kryetarit Bahtiri.

Sipas tij, nëse në këtë kërkesë di të ishin edhe pikat e propozuara, do t’i jepte përgjegjësi konkrete ekzekutivit dhe instancave tjera shtetërore për ta realizuar kërkesën.

Bislimi: Kërkesa pa propozimet tona është e mangët

“Me inkorporominin e këtyre pikave ne do ta kishim një garancë që kryetari dhe ekzekutivi komunal e kanë marrë përgjegjësinë e duhur për ta implementuar këtë vendim që ne e morëm sot në seancë dhe nuk janë të prirur vetëm me popolizma dhe patriotizma falso vetëm më konsum elektoral“, tha ai.

Kurse, kryesuesi sqaroi se nëse ndryshohet ligji dhe marrin pjesën veriore në administrim, atëherë do merren parasysh kërkesat e PDK-së.

Bahtiri: Për idenë time rreth bashkimit të Mitrovicës janë në dijeni liderët e vendit

Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të Mitrovicës me qëllim të bashkimit të qytetit.

Menjëherë pas seancës për ndryshimin e Ligjit për bashkimin e Mitrovicës, në një konferencë për media Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të njëjtën kanë qenë në dijeni edhe liderët e Kosovës.

“Kemi biseduar me Pacollin. Idenë time e kanë ditë gjithë liderët dhe ata janë të thirrur t'i dëgjojnë qytetarët”, ka deklaruar Bahtiri duke aluduar kështu në liderët kosovarë.
Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që propozimin e tij ta mbështesin.

“Kërkoj nga të gjithë të bëjnë këtë kërkesë realitet. Kemi bërë të pamundurën të bashkëpunojmë me ta, por ajo nuk ka qenë reale. Kryetari i veriut ka punu me dirigjime të Beogradit. Ne jemi munduar të bashkëpunojmë, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoj prej Qeverisë që kjo të bëhet realitet”, ka thënë kreu i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat