Agim Bahtiri thotë se Ura e Ibrit do të quhet ‘Shakira’ - Bota Sot
Agim Bahtiri thotë se Ura e Ibrit do të quhet ‘Shakira’

Mitrovica

Agim Bahtiri thotë se Ura e Ibrit do të quhet ‘Shakira’

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 17:46
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, në një intervistë për media thotë se propozoi që urës së Ibrit t’i vihet emri “Shakira’ në nderim të këngëtares kolumbiane.

Po ashtu Bahtiri thotë se idenë për bashkimin e Mitrovicës e ka pasur qysh moti.

Për këtë iniciativë shprehet se ka edhe përkrahjen e të liderëve të vendit, përshirë edhe atë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Bahtirit kjo iniciativë është legjitime. 

Bahtiri e ka mohuar se kjo ide është e Vetëvendosjes. Po ashtu i pari i Mitrovicës është shprehur se për këtë ide ka marrë përkrahje edhe të serbeve

“Ka qenë një propozim që emrin e 'Urës së Ibrit' me ia vnu 'Shakira'. Sa i përket çmimit për këngëtaren, jo çdo kush punon për para, nderimi që do t’i bëhet asaj me emrin e urës në 'Shakira' jo çdo kush do ta meritonte”, ka deklaruar Bahtiri.

Kjo, Shakira nuk do të mund që edhe për një kohë të performojë në Urën e Ibrit. Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit.

Por, Bahtiri po premton se së shpejti do të e sjellë Shakiran në Kosovë. Derisa nuk ka treguar se me cilat para do ta paguaj ekipin e këngëtares latinoi-amerikane, nëse kjo e njëjta vendosë të përformojë në ngjarjen që do ta organizojë Bahtiri në Urën e Ibrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test