Kurti: Varfëria po godet edhe më rëndë Mitrovicën

Mitrovica

Kurti: Varfëria po godet edhe më rëndë Mitrovicën

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:04
Albin Kurti gjatë një takimi me rreth 50 qytetarë nga Mitrovica

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në Mitrovicë mungojnë investimet dhe varfëria e godet edhe më rëndë këtë qytet, si rezultat i pasojave politike.

Ai i bëri këto komente i bëri gjatë një takimi me rreth 50 qytetarë nga Mitrovica, që janë anëtarësuar së fundmi në VV, ku shtoi se sa më e vështirë të jetë situata, më i rëndësishëm bëhet angazhimi politik.

Sipas VV-së, gjatë këtij takimi të hapur u bënë edhe shtatë anëtarësime të tjera, pos atyre të ditëve të kaluara.

Kurti tha se është e rëndësishme që të organizohemi edhe sipas profesioneve. Duhet të theksohet roli shoqëror dhe profesional i anëtarëve tanë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat