Ceca pretendon se 10 mijë qytetarë ishin sot në koncertin e saj në Mitrovicë - Bota Sot
Ceca pretendon se 10 mijë qytetarë ishin sot në koncertin e saj në Mitrovicë

Mitrovica

Ceca pretendon se 10 mijë qytetarë ishin sot në koncertin e saj në Mitrovicë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:46
Svetlana Raznatoviq – Ceca

Ceca pretendon se 10 mijë qytetarë ishin sot në koncertin e saj në Mitrovicë

Këngëtarja serbe Svetlana Raznatoviq – Ceca, përmes një shkrimi në “Instagram” ka thënë se rreth 10 mijë njerëz janë mbledhur për ta dëgjuar atë në koncertin e mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut.

Ajo në këtë postim të saj është shprehur se koncerti i zhvilluar sot në veri të vendit është një ndër momentet më të bukura në jetën e saj.

“Një nga momentet më të bukura në jetën time. Nuk ekzistojnë fjalë që mund ta përshkruajnë momentin kur i shihni ato fytyra të cilat duan që festat t’i presin me gëzim dhe lumturi. Ky koncert ku morën pjesë më shumë se 10 mijë njerëz ka treguar gjithçka. Botë, pse fëmijët tanë të jenë viktima. Populli im faleminderit për të gjitha”, ka shkruar Ceca në llogarinë e saj në “Instagram”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test