Mbledhen serbët në Mitrovicë, çfarë veprimesh do të ndërmarrin për nesër?

Mitrovica

Mbledhen serbët në Mitrovicë, çfarë veprimesh do të ndërmarrin për nesër?

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 23:21
Ura e ibrit

Struktura civile dhe paramilitare të serbëve në pjesën veriore të Kosovës janë mbledhur të enjten pasdite. Aty kanë prezantuar edhe njerëz nga strukturat e Republikës së Serbisë, merr vesh media.

Burime të institucioneve të sigurisë i kanë thënë Insajderit se ky takim ka përfunduar pa ndonjë vendim.

Takimi ishte thirrur në lidhje me veprimet që mund të ndërmerreshin nga ta lidhur me veprimet e institucioneve në Prishtinë për ta formuar Ushtrinë e Kosovës që do të transferohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Media merr vesh se një pjesë e njerëzve me ndikim nga Serbia ishin pro idesë që të premten së paku të bllokohen disa rrugë nëpër enklavat serbe, por pjesa e serbëve kosovarë nuk janë pajtuar me këtë ide.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat