KFOR shton patrullimet në të dyja anët e Mitrovicës - Bota Sot
KFOR shton patrullimet në të dyja anët e Mitrovicës

Mitrovica

KFOR shton patrullimet në të dyja anët e Mitrovicës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Mitrovicë

Situata në të dyja anët e Mitrovicës është e qetë. Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur që nga mëngjesi i sotëm në urën kryesore mbi lumin Ibër.

Forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur edhe në afërsi të urës lindore e cila ndodhet në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve”.

Përveç KFOR-it në rreth rrotullimin në urën e Ibrit janë të vendosura edhe dy patrulla të Policisë së Kosovës.

Në terasat e banesave të cilat ndodhen në afërsi të lumit Ibër në pjesë veriore të Mitrovicë shihen të vendosur flamuj të Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...