Me kos dhe turshi: Si të ulni efektet anësore të antibiotikëve! - Bota Sot
Me kos dhe turshi: Si të ulni efektet anësore të antibiotikëve!

Mjekësi alternative

Me kos dhe turshi: Si të ulni efektet anësore të antibiotikëve!

Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:03
Foto ilustruese

Kur vuani nga dhimbja e stomakut, infeksioni i veshëve, infeksioni i traktit urinar ose infeksionet e zakonshme bakteriale etj, ilaçet më të zakonshme të përshkruara nga mjekët janë antibiotikë.

Antibiotikët janë ilaçe që përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale.

Ka lloje të ndryshme të antibiotikëve që punojnë kundër baktereve dhe parazitëve.

Kur përdoren si duhet, ata ose vrasin ose pengojnë rritjen e baktereve që shkaktojnë një problem të veçantë shëndetësor.

Kjo, nga ana tjetër ndihmon sistemin tuaj imunitar, për të luftuar infeksionin.

Por antibiotikët shpesh kanë efekte anësore që shkaktojnë probleme të tjera shëndetësore.

Disa efekte të zakonshme anësore përfshijnë diarre, vjellje, marramendje, infeksione vaginale maja, reaksione alergjike dhe probleme veshi të brendshëm etj.

Në të njëjtën kohë, përdorimi i tepërt ose keqpërdorimi i antibiotikëve mund t’i bëjë ato të paefektshme, të dobësojnë imunitetin tuaj, të rrisin rrezikun e kancerit dhe të ulin efektivitetin e pilulave të kontrollit të lindjes.

Por, ekspertët e gazetës “Super Shëndeti” kanë një lajm të mirë për ju: Që nga shtëpia, ju mund të realizoni disa metoda natyrale për të ulur efektet anësore të antobiotikëve dhe nga ana tjetër, t’i bëni ato që të funksionojnë. Le të njihemi në vijim me to…

1. HANI KOS
Kur merrni antibiotikë, rekomandohet të përfshini kosin me “bakteret e mira” në dietën tuaj.

Sigurohuni që kosin ta bëni vetë në shtëpi, por tregohuni të zgjuar dhe blini qumësht organik.

Ushqimi i kosit që përmban “kultura të gjalla” (gjithashtu të etiketuar si kos probiotik) ndihmon trupin tuaj të shërohet nga diarrea, një nga efektet anësore të zakonshme të antibiotikëve.

Këto kultura të gjalla janë baktere që përdorin zorrët, të cilat sigurojnë një shtresë mbrojtjeje në zorrët dhe ndihmojnë në gjenerimin e acidit laktik për të nxjerrë toksina bakteriale nga trupi.

Një studim i vitit 2011 i publikuar në Progresin Terapeutik në Gastroenterologji raporton se probiotikët parandaojnë diarrenë si efekt anësor i antibiotikëve.

Një tjetër studim i publikuar në vitin 2015 në BMJ Open tregon se kosi probiotik, pra i nxënë vetë në shtëpi, është një metodë efektive për reduktimin e incidencës së shqetësimit gastrointestinal të lidhur me antibiotikët e përdorur tek fëmijët.

– Kur merrni antibiotikë, thjesht hani kos siç është, ose mund ta përzieni me pak mjaltë. Ideale do të ishte mjalti Manuka.

Ju mund të hani këtë kos, disa herë në ditë.

2. HANI USHQIME TË FERMENTUARA
Përveç kosit, shumë ushqime të fermentuara në shtëpi përmbajnë një sasi të lartë të probiotikëve.

Pra, përveç kosit, përfshini në dietë kombucha, kefir, lakër turshi, kastravec turshi, panxharë turshi, brokoli turshi, patëllxhan turshi, karrota turshi e turshi të llojeve të tjerë, por ju kujtojmë:

Jo ato të blera, vetëm turshitë e përgatitura në mënyrën e vjetër artizanale në shtëpi, si dikur gjyshet, pa kimikate!

– Të gjitha ushqimet që ju përmendëm duhet t’i konsumoni për të shmangur efektet anësore të antibiotikut.

Nëse nuk bëni dot turshi apo nuk gjeni dot ndokund te fshatarët, atëherë mund të merrni shtesa të gatshme probiotike në farmaci, pasi të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ashtu si kosi probiotik, shtesat probiotike ose ushqimet e fermentuara mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve gastrointestinale, që rezultojnë si pasojë anësore nga përdorimi i antibiotikëve.

Duhet të vazhdohet shumë me to pas përfundimit të trajtimit të antibiotikëve.

3. HANI HUDHËR
Hudhra është një antibiotik natyral që ndihmon për të vrarë mikrobet e dëmshme, pa efekte anësore të barnave antibiotike.

Gjithashtu, përmban një përbërje të rëndësishme, të njohur si alicin që mbron veshkat dhe mëlçinë, nga dëmtimi i mundshëm i antibiotikëve nga përdorimi i gjatë apo i shpeshtë.

– Hani hudhër të papërpunuar çdo ditë, psh 1-2 thelbinj me stomak bosh, pastaj mund ta përfshini edhe në ushqimin tuaj me gjellëra e supa etj.

Kujtojmë këtu se studimet shkencore kanë vërtetuar se, përbërësi i squfurit i njohur si alicin në hudhër, vepron si antibiotik natyral.

4. PINI çAJ XHENXHEFILI
Nëse vuani nga diarreja, marramendja ose vjellje për shkak të antibiotikëve të përshkruar nga mjeku, xhenxhefili është efektiv në trajtimin e këtyre efekteve anësore.

Gjendja e natyrshme antibiotike e Ginger – xhenxhefil, ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë problemeve shëndetësore të shkaktuara nga bakteret.

Xhenxhefili i freskët ka një efekt antibiotik kundër patogjenëve që janë në ushqim, si dhe infeksionet respiratore dhe periodontale.

Ginger është gjithashtu i njohur për lehtësimin e stomakut dhe diskomfortet gastrointestinale.

– Pini çaj xhenxhefili deri 3 filxhanë në ditë për të trajtuar efektin anësor të antibiotikëve.

Mund ta shoqëroni me limon dhe mjaltë për shije më të mirë, plus rrisin efektin luftues kundër efekteve anësore të antibiotikëve.

5. USHQIMET DHE LENGJET
Për të hequr ndjesitë e të vjellit dhe marremendjeve si pasojë e antibiotikëve, rekomandohet të konsumoni ushqim pa yndyrë, si psh: copa të thata të thata buke të thekur, bukë të thjeshtë me krunde, oriz të bardhë, patate të ziera, karota të ziera e përgjithësisht perime në avull etj.

Shmangni ushqimet e ëmbla dhe pijet alkoolike.

– Për të luftuar gojën e thatë të shkaktuar nga ilaçet dhe një humbje të butë të lëngjeve nga diarreja ose të vjella, pini më shumë ujë.

Pirja e një sasie të mjaftueshme të ujit gjatë gjithë ditës do ta mbajë trupin tuaj të hidratuar.

Pini lëngje të mjaftueshme për të trajtuar efektet anësore të antibiotikut, psh lëngje perimesh më shumë dhe më pak lëngje frutash sepse përmbajnë sheqer.

Për një humbje më të rëndë të ujit, pini lëngje që përmbajnë ujë, hani sa më shumë supë, sidomos atë të bërë nga kockat.

TERAPIA ME LËNGJE
Këto kombinime lëngjesh mund të jenë të dobishme:

– karrota, panxhar, dhe kastravec;

– karrota, panxhar, domate, spece jeshile, dhe lakërishtë;

– karrota dhe selino;

– karrota dhe spinaq;

– limon, portokall, ananas, rrush të zi pa fara, lëng elderberry.

Për përfitim më të madh, ju mund të përfshini hudhër, xhenxhefil, dhe/ ose qepë në lëngjet e perimeve.

Antibiotik kundër gripit, i përgatitur vetë me hudhër e mjaltë
Ky është antibiotiku më i mirë i krijuar në kushte të shtëpisë.

Kjo pije duhet konsumuar për të forcuar sistemin imunitar, për të larguar kollën ose gripin.

Një mrekulli e vërtetë. Mos ia kurseni vetes!

PËRBËRËSIT:

1 hudhër e coptuar

1 lugë mjaltë

2 lugë xhinxher

1/2 luge spec të kuq

1/2 lugë me kanellë

1/2 gotë lëng limoni

– Mund të pini dy ose tre gota nga kjo përbërje, derisa siptomat të jenë zhdukur përfundimisht.

Rekomandohet nga doktorët.

Është një shërues natyral, nqs ju nuk dëshironi të përdorni shumë ilaçe.

USHQIMI
Për të përmirësuar aftësinë tuaj të rezistimit ndaj ftohjes dhe gripit:

Theksoni perimet organike të freskëta, të tilla si karrota, zarzavate me gjethe, qepë, kungull dhe portokall, duke i ngrënë të papërpunuara ose të zjera lehtë mbi avull.

Ju gjithashtu mund të bëni lëngje të freskëta dhe supë perimesh, të cilat do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë në një gjendje pak alkaline, pa mbi-aciditet.

Pini shumë ujë të pastër gjatë ditës, dhe shmangni mukozë-formimin e ushqimeve të tilla si qumështi dhe produktet e qumështit, gruri, dhe shumica e drithërave (meli dhe orizi i zi janë përjashtime të pranueshme).

Eliminoni të gjitha ushqimet e përpunuara; pulat dhe mishin komercial; dhe zgjidhni ushqimet e plota organike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...