Gruaja gjen produktin, që kushton shumë pak dhe shëron lijen

Mjekësi alternative

Gruaja gjen produktin, që kushton shumë pak dhe shëron lijen

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:10
Clare Jenkin ka treguar që ishte e habitur kur një doktor i kishte këshilluar ta përdorë një shampon Head and Shoulders Classic Clean

Një nënë, vajza e vogël e së cilës kishte përjetuar një periudhë shumë të vështirë në kohën kur kishte lijë, ka zbuluar një ‘kurë’ shumë efektive vetëm me anë të një shamponi, shkruan Dailymail.

Clare Jenkin ka treguar që ishte e habitur kur një doktor i kishte këshilluar ta përdorë një shampon Head and Shoulders Classic Clean për të qetësuar lëkurën e inflamuar. Ajo ishte aq e impresionuar nga efekti që ky produkt kishte pasur në lëkurën e vajzës së saj dhe e këshillon edhe tek personat e tjerë, fëmijët e të cilëve kanë mbetur me lëkurë të inflamuar nga lija.

Efekti ishte i menjëhershëm, brenda një ore ajo kishte vërejtur si shenjat e vajzës së saj ishin zbehur. Clare kishte shpërndarë fotot e vajzës së saj në rrjete sociale, dhe tani ato kanë arritur të shpërndahen dhe të marrin 27.000 pëlqime, shumë prej të cilëve kanë konfirmuar se iu ka funksionuar edhe atyre.

Image

Lija është një infeksion i shkaktuar nga virusi Varicella Zoster dhe mund të paraqitet në mosha të ndryshme mirëpo më së shumti prekë fëmijët dhe zgjatë një deri në dy javë. Ky infeksion manifestohet nga disa pika të kuqe të mbushura me lëng, gjithashtu fëmijët e prekur mund të kenë temperaturë të lartë, dhimbje dhe kruarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat