Këto ushqime parandalojnë gurët në veshka

Mjekësi alternative

Këto ushqime parandalojnë gurët në veshka

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:52
Ilustrim

Gurët janë të vegjël, formësohen në veshkë si pasojë e uljes së sasisë së urinës dhe rritjes se substancave të tjera siç janë mineralet dhe kripërat. Fatmirësisht disa ushqime kanë aftësi të parandalojnë këto probleme përkatësisht formimin e gurëve në veshkë.

Kur sasia e urinës ulet, mineralet dhe kripërat kanë tendencë të bashkohen dhe të krijojnë gurë. Janë disa lloje të gurëve të veshkave siç janë: gurët e kalciumit, acidit urik, dhe fostatit. Disa nga faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre gurëve janë: sasia e lartë e kripës, konsumim i ushqimit me sasi të lartë të proteinave dhe nga dehidrimi.

Për të parandaluar këtë çrregullim duhet një dietë, që do të përfshinte konsumimin e lartë të ujit, limitimin e përdorimit të kripës dhe proteinave shtazore. Edhe pse gurët në veshkë janë të ndryshëm gjithsesi është një dietë e përgjithshme e përbërë nga 5 ushqime që përfshijnë konsumimin: e perimeve dhe frutave, ushqimeve me sasi të lartë të kalciumit, ujit dhe konsumimin e moderuar të mishit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat