Mënyra natyrale si të luftoni infeksionet urinare brenda 24 orëve - Bota Sot
Mënyra natyrale si të luftoni infeksionet urinare brenda 24 orëve

Mjekësi alternative

Mënyra natyrale si të luftoni infeksionet urinare brenda 24 orëve

Më: 29 prill 2019 Në ora: 15:42
Foto ilustruese

Një infeksion i traktit urinar ndodh kur bakteret arrijnë të hyjnë këtë trakt e të shumohen, aq sa gjendja të degradojë në një infeksion.

Mjekët dhe studiuesit pajtohen se bakteri E coli zakonisht shkakton infeksione të traktit urinar, por edhe faktorë të tjerë si aktiviteti seksual, llojet e caktuara të metodave mbrojtëse, menopauza dhe sistem imunitar i dobët mund të konsiderohen si nxitës së infeksioneve urinare.

Për fat të keq, pavarësisht metodave të shumta natyrale për të trajtuar infeksionet e kësaj natyre ende antibiotiku shihet si kura kryesore, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë para se të dendeni në ilaçe, provoni metodat e mëposhtme të vërtetuara se janë mjaft efektive në luftën kundër baktereve të dëmshme.

Pini shumë lëngje
Një studim i vitit 2013 zbuloi se dehidratimi dhe konsumi i ulët i lëngjeve mund të jetë një faktor rreziku në zhvillimin e infeksioneve të traktit urinar.

Qëndroni të pastër dhe të thatë
Bakteret lulëzojnë në një mjedis me lagështi. Sigurohuni që të brendshmet t’i keni gjithnjë të pastra dhe të thata. Ndërrohuni pas aktivitetit fizik dhe vishni mbathje pambuku në rastet kur keni kruajtje apo ndjeni se diçka nuk shkon mirë “aty poshtë”.

Të brendshmet e lirshme dhe te pambukta lejojnë ajrimin e lëkurës dhe mbajtjen e zonës së thatë e jo të djersitur. Xhinset e ngushtë ose materiale të tilla si najloni mund të kapin lagështi dhe të lejojnë bakteret të shumohen.

Provoni lëngun e boronicës
Lëngu i boronicës përdoret shpesh si një ilaç natyral për infeksionet urinare. Antioksidantët dhe enzimat e gjendura në këtë frutë me shumë vlera, parandalojnë dhe vrasin bakteret që shumohen në fshikëzën e urinës.

Hudhra
Një tjetër ilaç kundër infeksioneve është hudhra. Hudhra përmban alicin, e njohur për vetinë e saj të fuqishme antimikrobike. Në mënyrë të veçantë, allicin ka treguar të shfaqë aktivitet antibakterial kundër një gamë të gjerë të baktereve, duke përfshirë E. coli dhe candida.

Vitamina C mund të luajë një rol në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar gjatë shtatëzanisë. Si? Vitamina C ka aftësinë për të bërë urinën më acide, gjë që pengon rritjen e E. coli dhe rrit sistemin imunitar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...